Sunday, June 30, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREMeta ka tjetër mendim për “Xibrakën”

Meta ka tjetër mendim për “Xibrakën”

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me paraqitjen e vëllait të kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.

I pyetur në lidhje me këtë çështje nga gazetarët në një konferencë për shtyp, Meta u shpreh se kjo është një përrallë e vjetër, ndërsa shtoi se zhvillim të ri në këtë çështje do të konsideronte vetëm arrestimin e kreut të qeverisë.

“Rruga e Elbasanit të çon në Xibrakë jo në Europë. Zhvillim do të ishte vetëm arrestimi i Edi Ramës, ka imponuar 17 vendime që i ka kundërshtuar drejtori i Agjencisë së Prokurimeve në Kryeministri.

Incenerator nuk ka, Rama është i lirë, ju vijoni me përralla të vjetra të Xibrakës”, u shpreh Meta.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME