Thursday, November 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedMeta nis fushatën: PL do të marrë 100 mijë vota në kryeqytet

Meta nis fushatën: PL do të marrë 100 mijë vota në kryeqytet

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka nisur ditën e sotme fushatën  nga Kamza, aty ku edhe do të kandidojë si deputet në zgjedhjet e ardhshme.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Meta ka ndarë momente nga takimet me qytetarët, ndërsa shprehet se takimet e drejtpërdrejta dhe shpalosja e 5 prioriteteve do të bëjë të mundur përmbysjen e madhe demokratike.

Postimi i Metës:

100 mijë duar🤝për 100 mijë zemra❤️(vota).

Sot në Bashkinë Kamëz nisa fushatën time si President i Partisë të Lirisë për të shtrënguar duart drejtpërdrejt me të paktën 100 mijë qytetarë të Qarkut të Tiranës, ku do të kandidoj për deputet në zgjedhjet e ardhshme.

Takimet e drejtpërdrejta dhe shpalosja e 5 Prioriteteve tona do të bëjë të mundur objektivin tonë madhor për Përmbysjen e Madhe demokratike dhe ndalimin e shpopullimit të Shqipërisë. ✌️

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME