Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËMeta paralajmëron: Këshillat bashkiakë do kërkojnë llogari deri më një për...

Meta paralajmëron: Këshillat bashkiakë do kërkojnë llogari deri më një për çdo lekë të taksave të shqiptarëve

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pasditen e sotme mblodhi Kryesinë. Ky takim ka ardhur pas rezultatit të zgjedhjeve të 14 Majit, ku koalicioni “Bashkë Fitojmë”, arriti të merrte vetëm 7 bashki në të gjithë vendin, ndërkohë përfaqësues të Partisë së Lirisë dhe opozitës arritën të sigurojnë vende në këshillat bashkiakë.

Mësohet se gjatë këtij takimi, Meta ka diskutuar me kryesinë lidhur me deyrat që anëtarët e këshillit do të kenë, ku që në momentin që ata do të ulen në karriget e tyre do të fillojë transparenca dhe do të kërkohet llogari për çdo taksë të qytetarëve.

Sipas Metës këshillat bashkiakë do të kthehen në tribunat kryesore të shqetësimeve të qytetarëve dhe do të jenë një fron i fuqishëm i transparencës përballë regjimit.

“Është shumë e rëndësishme përgatitja për opozitarizëm në qeverisjen vendore për të garantuar transparencën dhe llogaridhënien. Po kështu caktimi i datës për mbledhjen e konferencës kombëtare të të zgjedhurve vendorë të Partisë së Lirisë. Të përgatitemi për të rikthyer zërin e opozitës në pushtetin vendor, zë që nuk ekzistonte në 4 vite të pushtetit monist, që solli korrupsionin absolut në pushtetin vendor.

Përfaqësues të opozitës dhe të Partisë së Lirisë tashmë janë këshilltarë në të gjitha bashkitë e vendit, ndaj ne duhet të përgatitemi që tani në mënyrë që transparenca dhe llogaridhënia të nisë që ditën e parë të konstituimit të këtyre Këshillave Bashkiake. Të nisë transparenca për gjithçka që ka ndodhur në të shkuarën me buxhetin e bashkive. Si është prokuruar, llogari deri më një për çdo lek të taksave të qytetarëve shqiptarë. Gjithashtu për çdo lek që do të shpenzohet nga sot dhe në të ardhmen. Këshillat bashkiakë do të kthehen në tribunat kryesore të shqetësimeve të qytetarëve. Ato duhet të jenë një front i fuqishëm i transparencës përballë regjimit”, tha Meta.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME