Sunday, November 3, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËMeta - Ramës: Nuk ke ku ikën, do përgjigjesh deri në një....

Meta – Ramës: Nuk ke ku ikën, do përgjigjesh deri në një. Edhe lekët që ke nxjerrë jashtë do riatdhesohen në shërbim të qytetarëve

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se “do të përgjigjet një më një” për çështjet dhe aferat ku është denoncuar si i përfshirë.

Duke komentuar nismën e shumë diskutuar të qeverisë për “pasaportat e arta”, Meta tha se është sipas koncepteve “të tij të Ballkant të Hapur”.

“Përpiqen të krijojnë për veten e tyre sa më shujmë mundësi e hapësira për përfitime ekonomike, financiare në kurriz të vlerave evropianë, sigurisë kombëtare e siguuisë evropiane”.

Meta tha se Rama “do të përgjigjet për gjithcka deri më një, jo vetëm ai që nuk ka ku ikën, por asnjë nga ata nuk ka ku ikën, por dhe lekët që kanë nxjerrë jashtë do vijnë në Shqipëri, do të riathdhesohen në shërbim të popullit të Shqipërisë”, theksoi kryetari i PL-së.

“Nuk është hera e parë që BE ka ngritur një shqetësim, është tentativë e hershme që e kam kundërshtuar dhe në detyrën e Presidentit, ky duke qenë se është në një proces largimi, përpiqet të përfitojë për veten e tij dhe klanin e tij, enturazhin korruptiv.

Nismë për marrëveshje që ata që kanë para që duan ti pastrojnë e duan të përfitojnë nga pozita që ka Shqipëria që të marrë dhe pjesën e tij si ishte dhe nisma e Portit të Durrësit, si dhe këto tenderat që ka nisur me vrap me kosot 26 milionë euro km që bëhen duke fajësuar gjoja BE se është i ngadaltë me procedurat e tij se ky nuk do fondet evropiane se kanë standarte”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME