Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPezullohet nga detyra nënkomisarja më e famshme në Shqipëri që ishte "brisk"...

Pezullohet nga detyra nënkomisarja më e famshme në Shqipëri që ishte “brisk” nga goja

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka pezulluar nga detyra policen më të famshme në Shqipëri, e cila çuditërisht dje iu sul mediave dhe qytetarëve që kërkonin llogari në lidhje me ekzekutimin në mes të qytetit të Madrit Ulqinakut nga një 18-vjeçar i armatosur.

Anista Kostani, e bërë e njohur kryesisht si kujdestare e një gjarpri dhe për komentet fyese dhe kërcënimet ndaj gazetarëve është vënë nën një hetim të thelluar nga AMP. Gazetarja Xhensila Kodra bëri me dije për abcnews.al se AMP kishte nisur një hetim të thelluar ndaj nënkomisares Kostani dhe ajo do të jetë e pezulluar deri në përfundimin e hetimit.

Çfarë tha nënkomisarja e famshme?

Nënkomisarja e Policisë në Elbasan, Anisa Kostani ka vijuar me komentet ofenduese ndaj gazetarëve, të cilët sipas saj nuk shohin sukseset e bluve të këtij qyteti. Gjithçka nisi pas raportimit të mediave në lidhje me vrasjen e Madrit Ulqinakut mbrëmjen e djeshme në Elbasan nga 18-vjeçari Horgito Peqini, i cili nuk është kapur ende nga policia.

Kostani ka bërë një postim mjaft fyes për punonjësit e medias në rrjetet sociale duke i cilësuar ata si njerëz të degjeneruar dhe se i kishin marrë provimet përmes favoreve të tjera ndaj “profesorëve Don Zhuanë”, ndërkohë që në komente me një miken e saj shfryn tërësisht imagjinatën duke kërcënuar madje.

Në komunikim e sipër me mikeshën e saj të quajtur “Alda”, Nënkomisarja thotë se gazetarët mund të përfundojnë nën rrotat e makinave, ndërkohë që më poshtë e prish edhe më tepër gojën.

Pasi skandali i postimeve të saj shpërtheu në media, Nënkomisarja e bërë e famshme për gjaprin që mban në shtëpi ka fshirë komentet me fyerje, por ka mbajtur ende në profil postimin e pazakontë për një punonjës policie, i cili bie ndesh edhe me Rregulloren e Sjelljes së Punonjësve të Policisë së Shtetit.

Më poshtë, komunikimi publik në Instagram i Nënkomisares Anisa Kostani dhe mikeshës së saj mbi punonjësit e medias:

Reagimi i policisë

Reagim i Policisë së Shtetit

Me keqardhje ndoqëm reagimin aspak etik dhe profesional të një oficereje të Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka fyer gazetarët, me pretendimin se gazetarët po përbaltin punën e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

Përsa më sipër, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka pezulluar menjëherë nga detyra oficeren e Policisë, Nënkomisare Anisa Kostani dhe ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për të nisur hetimin disiplinor ndaj kësaj oficereje, për shkelje të rëndë të Rregullores së Policisë së Shtetit, miratuar me VKM nr. 750 datë 16.09.2015, konkretisht të nenit 209, pika 1 “Shkelja e rëndë e atributeve/kompetencave të policisë pa ndonjë arsye bindëse, nuk i përmbush apo dështon në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të caktuara, të cilat kanë shkaktuar pasoja të rënda në kryerjen e detyrave”.

Sqarojmë opinionin publik se mendimet dhe opinionet personale të punonjësve të Policisë nuk përfaqësojnë në asnjë rrethanë, mendimet dhe opinionet e organizatës së Policisë së Shtetit, e cila ka një sektor të posaçëm, përmes të cilit komunikon zyrtarisht me median dhe publikun.

Policia e Shtetit është e bindur dhe e vendosur për të krijuar një marrëdhënie partneriteti dhe oponence me median, bazuar në respektin reciprok dhe në të vërtetën.

Policia e Shtetit falënderon gazetarët për punën e tyre në drejtim të informimit të publikut në lidhje me veprimtarinë e organizatës së Policisë së Shtetit dhe kërkon mirëkuptimin e tyre që raste sporadike të mos cënojnë marrëdhëniet korrekte mes gazetarëve dhe Policisë së Shteti

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME