Monday, December 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËMeta: Shtatori i 10 që Rama është Kryeministër, dëgjojmë për ‘aksione’ ndaj...

Meta: Shtatori i 10 që Rama është Kryeministër, dëgjojmë për ‘aksione’ ndaj ndërtimeve pa leje, kush i lejoi?

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me atë që Edi Rama e cilëson si aksion ndaj ndërtimeve pa leje, që më shumë duket si një gjobë ndaj ndërtuesve.

Meta shkruan se, ky është shtatori i 10 që Rama si kryeministër flet për ndërtimet pa leje, por kush i lejoi këto ndërtime në 10 vite?

Reagimi i kreut të PL-së, Ilir Metës:

Ky është shtatori i dhjetë që Edi Rama është Kryeministër dhe ende dëgjojmë për ‘aksione’ kundër ndërtimeve pa leje.

Kush i ka lejuar këto ndërtime pa leje në këto 10 vite?

Kush mban përgjegjësi për këtë mungesë kontrolli të territorit sidomos këto katër vitet e fundit kur të gjitha bashkitë i takojnë Rilindjes?

Koha për të shporrur një Qeveri të paligjshme të votave të vjedhura e të blera! Koha për t’i dhënë fund paligjshmërisë si sistem!

Koha për t’i dhënë fund pengmarrjes së qytetarëve dhe biznesmenëve për qëllime shantazhuese dhe elektorale!

Të martën, në ora 18:00, takohemi te ‘kryevepra’ e paligjshmërisë dhe korrupsionit, atje në vendngjarje te inceneratori i Tiranës!

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME