Thursday, February 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORE Milan, gati lamtumirë nga Champions: Dortmund tris në San Siro, PSG shpëton...

 Milan, gati lamtumirë nga Champions: Dortmund tris në San Siro, PSG shpëton në të 98′

Mbrëmje e futbollit të madh në Champions, me rezultate surprizë e përmbysje spektakolare. Milan e sheh veten gati të eliminuar në grupin F, ku në pozita të sikletshme është edhe PSG. Francezët i shpëtuan turpërimit në minutën e 98′ me penalltinë e Mbappe. Barcelona siguron vendin e parë dhe lë Porton ta zgjidhë me Shakhtar në ndeshjen e fundit. Ndërsa në Grupin E, Atletico Madrod i jep kualifikimin Lazios, direkt të interesuar, me fitoren në Rotterdam.

GRUPI E

Atletico Madrid i Simeone i bën një dhuratë të madhe Lacios. Duke mposhtur 3-1 Feyenoord, spanjollët i dhanë bardhekaltërve kalimin në fazën e 1/8. Ndeshja në De Kuip u zhbllokua në minutën e 14′ me një autogol të pabesueshëm të Geertruida. Mbrojtësi devijoi një krosim të parrezikshëm në portën e tij. Holandezët këmbëngulën, por në minutën e 57′ Hermoso gjeti një parabolë që përfundoi në shtyllën e largët dhe çoi rezultatin në 2-0. Në fund, Wieffer tentoi të rihapë takimin për vendasit, por autogoli i dytë i mbrëmjes, ai i Gimenez në goditjen e dënimit të Molina, mbylli përfundimisht ndeshjen. Simeone është në 1/8 së bashku me Lazion. Sarri me një fitore në Ëanda Metropolitano, në ndeshjen e fundit, mund të përfundojë edhe grupin në vendin e parë, ndërsa për Colchoneros do të mjaftojë edhe një barazim. E ardhmja e Feyenoord tashmë është e përcaktuar: ata do të luajnë në Europa League.

GRUPI F

Milan humbi 1-3 në shtëpi ndaj Borussia Dortmund, duke koleksionuar rezultatin e vetëm që nuk i lejohej. Në San Siro mbrëmja e keqe e kuqezinjve në Champions filloi që në minutën e 6′. Giroud humbi penalltinë, që mund t’i shndërronte dytyrën ndeshjes. Në anën tjetër, Reus nuk bëri të njëjtin gabim. Reagimi i Milan çoi në barazimin e Chukwueze në minutën e 37′, por në pjesën e dytë dëmtimit të panumërt të sezonit – këtë herë Thiaw – Dortmund shënoi dy gola në dhjetë minuta. Fillimisht Bynoe-Gittens dhe më pas Adeyemi vulosën rezultatin. Kuqezinjtë e Piolit kanë nevojë për një mrekulli në raundin e fundit për të shpresuar në 1/8, ndërkohë që Borussia tashmë është kualifikuar.

Mbappé mban gjallë PSG-në. Penalltia e minutës së 98′ nga fenomeni francez i jep Luis Enrique një barazim 1-1 ndaj Newcastle. Parisienët janë në vendin e dytë të përkohshëm në grup me Milan. Në Parc des Princes, franczët provuan të parët me Fabian Ruiz. Por në minutën e 24′, anglezët kaluan përpara. Goditja e Almiron nuk lejoi Donnarumma të bllokonte mirë dhe Isak nuk gaboi duke shënuar 1-0. Në pjesën e dytë, Mbappe humbi dy raste të bujshme vetëm përballë portierit, por më pas tërhoqi skuadrën e në minutën e 98′ shënoi golin më të rëndësishëm të sezonit të PSG-së me penallti. Tani, skuadra e Luis Enrique është e dyta me -3 nga Dortmundi dhe +2 nga Newcastle dhe Milan. Fitorja në tokën gjermane do t’i lejonte ta mbyllte grupin në krye, ndërsa Magpies duhet të mposhtin kuqezinjtë dhe të shpresojnë që në Signal Iduna Park të mos përfundojnë me suksesin e francezëve

GRUPI G

Me shumë vuajtje dhe përmbysje, City mundi 3-2 Leipzig duke siguruar zyrtarisht vendin e parë. Çuditërisht, gjermanët kaluan në epërsi në Etihad. Direkt në rivënien e portierit Blaswich, Openda kontrolloi dje mposhti Ederson duke bërë 1-0 për miqtë. Belgu megjithatë nuk u mjaftua dhe në minutën e 33′ dyfishoi epërsinë me një aksion individual të finalizuar me të djathtën në shtyllën e afërt. Në minutën e 54′ Citizens nisën rikthimin me të zakonshmin Haaland. Norvegjezi përfitoi nga një asisti Foden, duke ngushtuar diferencën. Pastaj gjeti edhe golin e barazimit me një goditje precize me të majtën duke i cuar shifrat në 2-2. Skuadra e Guardiolës gjeti edhe golin vendimtar: Julian Alvarez u shërbye nga Foden dhe shënoi, duke i dhënë fitoren ekipit të tij.

Young Boys shkon në Europa League, duke mposhtur Crvenz Zvezda 2-0. Vendosi autogoli i Nedeljkovic në minutën e 8′ dhe goli i Blum në minutën e 29′. Zviceranët janë +3 ndaj serbëve me avantazhin e ndeshjeve direkte. Skuadra serbe është jashtë çdo gjëje.

GRUPI H

Shakhtar triumfoi 1-0 ndaj Antwerp dhe tashmë do të luajë shanset në Dragão kundër Porto, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve. Pikërisht kështu sepse Barcellona fluturoi në 1/8, duke lënë të ekspozuar portugezët, të mundur 2-1. Portugezët trembën në Montjuic në mesin e pjesës së parë, por goli i Taremi ishte në pozicion të parregullt dhe kështu 0-1 i mundshëm u anulua. Epërsia e miqve u shty për disa minuta, sepse në minutën e 30′ Pepê mposhti ter Stegen. Reagimi katalanas ishte i menjëhershëm e në minutën e 32′ barazimi erdhi me një perlë nga Cancelo. Portugezi depërtoi në të majtë dhe e dërgoi topin në shtyllën e largët. Katalanasit e përmbysën rezultatin në minutën e 57′ falë Joao Felix. Dy portugezët e spanjollëve dënuan Porton të kërkojë të marrë të paktën një barazim në shtëpi për të kaluar si vendi i dytë, falë avantazhit në përballjet direkte me Shakhtar.

Champions League Group E
Lazio 2-0 Celtic
Feyenoord 1-3 Atletico Madrid
Champions League Group F
AC Milan 1-3 Borussia Dortmund
Paris Saint-Germain 1-1 Newcastle United
Champions League Group G
Manchester City 3-2 RB Leipzig
Young Boys 2-0 FK Crvena Zvezda
Champions League Group H
Shakhtar Donetsk 1-0 Royal Antwerp
Barcelona 2-1 FC Porto

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME