Wednesday, May 8, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTMilan heq dorë nga Broja, Mehdi Taremi i thotë ‘po’: arrihet akordi...

Milan heq dorë nga Broja, Mehdi Taremi i thotë ‘po’: arrihet akordi me Porton

Milani dhe Mehdi Taremiarrijnë akordin. Presioni i kuqezinjve i orëve të fundit ka sjellë rezultatet e dëshiruara. Oferta e re e paraqitur dje nga dyshja Furlani-Moncada ka bërë efekt te drejtuesit e lartë të Portos. Portugezët tashmë kanë hyrë në perspektivën e privimit nga sulmuesi me origjinë iraniane. Propozimi me vlerë rreth 20 milionë euro, përfshirë bonuset, ishte vendimtar.

Kontaktet mes palëve ishin konstante dhe Porto më në fund pranoi ofertën e italianëve. Ndërkohë, Milan, që ka një lloj nxitimi (praktika për regjistrimin e një lojtari jashtë BE-së nuk është më e thjeshta), kishte marrë tashmë miratimin e sulmuesit, gati për të nisur aventurën e re italiane. Është gjetur marrëveshja edhe për pagën, që duhet të jetë rreth 2.8-3 milionë euro.

Mehdi Taremi, ende pa gol në kampionatin portugez pas tre javëve të para të kampionatit, ishte një pikë fikse e trajnerit Sérgio Conceição. Ish-lojtari i Lazios megjithatë iu desh të dorëzohej përballë vullnetit të sulmuesit, i vendosur për të hipur në trenin më të rëndësishëm të karrierës së tij. Mes Mehdi Taremi dhe kuqezinjve, siç u përmend më lart, tashmë ka një marrëveshje për pagën dhe kontratën. E tani erdhi edhe ajo përfundimtare mes dy klubeve.

Furlani, që luajti shumë për skadencën e afërt të kontratës së sulmuesit (qershor 2024), ka arritur ta mbyllë negociatën në këto momente. Taremi vishet kuqezi e iraniani do të marrë vendin e fundit për ekstra komunitarët që kishin milanezët.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME