AKTUALITETTOP-NEWS

Vjosa dhe Semani rrisin prurjet, prezencë uji në 25 banesa e toka bujqësore

Situata gjat natës kanë rënë me intesitet mesatar gjë që nuk ka ndryshuar situatën në zonat e banuara pranë shtratit të lumenjëve Vjosë dhe Seman. Sipas shtabit të emergjencave në bashkinë Fier situata është si më posht.

Lumi Vjosa

25 familje kanë prezence uji në oborret e banesave . Banesat ndodhen brënda argjinaturës së lumit. Banesat ndodhen në fshatrat Çerven, Kashisht dhe Ferras. Nuk ka prezencë uji brenda banesave. Nuk ka të lënduar, një familje e evakuuar që mbrëmë.
Sutuata e prurjeve të lumit është njësoj si në orën 22 të mbrëmjes djeshme

Lumi Seman

Lumi Seman ka shtuar prurjet duke dalë më shumë sipërfaqe toke e zona të banuara por që janë brënda argjinaturës. Nuk ka probleme , nuk ka hyrë në banesa brënda.

Informacion mbi situaten ne Qarkun Fier, ora 07:30

Si pasojë e prurjeve të larta të lumit Vjosë, aktulisht situata është si më poshtë:

  • Niveli i prurjeve vazhdon në pikën kritike duke shkuar në 7.3 m, matja nga krahu i Fierit në urës së Mifolit.
  • Lumi Vjosë, ka dalje nga shtrati në fshatrat Kashisht-Cerven-Ferras por brenda argjinaturave.
  • Fuqia tërheqse e detit ka rëne, c’ka vështirson shkarkimin e ujit në detë
  • Kemi prezencë uji ne tokat bujqësore në fshatrat Kashisht dhe Çerven, në një sipërfaqe prej 50-60 ha.
  • Kemi një familje me dy antarë të evaukuar në fshatin Cerven
  • Kemi prezencë uji, në oborret e 30 ndërtesave në fshatin (Kashisht 5)-(Çerven 4)- (Ferras 21), banesa që ndodhen brenda argjinaturës.
  • Si mase paraprake, ka stakime të pompave në stacionin e ujit te pishjëm në Kafaraj, nga ku bëhet furnizimi me ujë i qytetit të Fierit.
  • Ka prurje të larta edhe në lumin Seman, i cili në fshatin në fshatin Kallm, ka dalë nga shtrati por brenda argjinaturave. Në këtë zonë, nuk ka banesa të rrezikura.

Deri ne ne keto momente nuk kemi te njerez te lenduar.
Strukturat vendore dhe ato te Forcave të Armatosura janë në terren për çdo situat të mundshme evakuimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button