AKTUALITETTOP-NEWS

E rëndë në Lushnjë/ 45-vjeçari dyshohet se vrau mamanë dhe plagosi babanë nga 81 vjeç dhe u largua, policia në ndjekje

Lushnjë – Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në Zhymë të njësisë administrative Krutje në Lushnjë, ku një 45-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me sende të forta sqepar babanë dhe mamanë të tij duke i shkaktuar vdekjen mamasë dhe plagosur rëndë babanë.

Sipas informacionit paraprak, i riu 45 vjeçar Florian Dalladaku, i cili dyshohet se ka probleme të rënda të shëndetit mendor, pas ngjarjes është larguar nga vendi.

Nga plagët e marra humbi jetën mamaja, Fanije Dalladaku, 80 vjeçe dhe u plagos Hasan Dalladaku, 77 vjeç.

Burime bëjnë me dije se shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij, ndërsa vijojnë përpjekjet për lokalizimin dhe neutralizimin e të dyshuarit.

Nuk dihen ende detaje të plota lidhur me gjendjen shëndetësore të babait apo rrethanat e sakta të ngjarjes. Pritet që Policia të dalë me një njoftim zyrtar për të sqaruar dinamikën e incidentit.

Ngjarja është në zhvillim dhe informacioni pritet të përditësohet në vijim.

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:20, në fshatin Zhymë, Lushnjë, shtetasi F. D., 45 vjeç, dyshohet se, në banesë, për motive ende të paqarta, ka goditur me një send metalik prerës (sqepar) nënën e tij, shtetasen F. D., 80 vjeçe, e cila, si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën, si dhe ka plagosur rëndë babain e tij, shtetasin H. D., 77 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shtetasi F. D., i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, është larguar nga banesa pas ngjarjes. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button