SHËNDET

Vjeshta shton virozat/ Mjekët: Ka edhe simptoma të rënda, preken më shumë mushkëritë

Ndryshimi i temperaturave dhe rikthimi i fëmijëve në shkollë e çerdhe kanë sjellë rritje të vizitave te mjekët.

Në qarkullim janë disa viruse të stinës, të cilët prekin kryesisht rrugët e sipërme të frymëmarrjes.

Por, sipas mjekëve pediatër, tek të vegjlit dominojnë rinoviruset, ndërsa në qarkullim kemi edhe virusin RSV (Virusi Sinsincial), i cili në rastet më të rënda shkakton edhe bronkiolitet.

Simptomat mbeten ata klasike të një gjendje virale. Për të parandaluar përkeqësimin e gjendjes shëndetësore, pediatrja Marinela Losha u bën thirrje prindërve të tregojnë kujdes dhe të drejtohen te mjeku në rastet kur fëmijët shfaqin simptoma shqetësuese.

Në Qendrat Shëndetësore, një pediatër mund të kryejë deri në 20 vizita në ditë, ndërsa fluksi i pacientëve rritet edhe më shumë gjatë fundjavave.

Virozat prekin te gjitha grupmoshat, por, ata 1 deri në 6 vjeç janë më të rriskuar, për shkak se imuniteti është gjithnjë e në zhvillim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button