Saturday, December 14, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETMister mbi fatin e të zhdukurit në Mbrostar/ Sot rinisin sërish kërkimet...

Mister mbi fatin e të zhdukurit në Mbrostar/ Sot rinisin sërish kërkimet për 26-vjeçarin

Zhdukja pa gjurmë e të riut në urën e Mbrostarit në Fier, i cili kish 3 ditë që ishte kthehyer nga Gjermania në familjen e tij, është mbuluar me një mister të frikshëm.

Palombarët e RENEA-s e kaluan edhe ditën e djeshme në ujërat e Semanit me shpresën se do të gjenin një shenjë të mjetit që dyshohet se ka rënë në lumë, por sërish e mbyllën ditë pa asnjë rezultat.

Ndërkohë më në fund në lojë kanë hyrë edhe policia dhe prokuroria, për të nisur hetime konkrete në lidhje me ngjarjen e rëndë, ndërkohë që RENEA dhe kërkuesit e lumit janë kthyer në banesa për të rifilluar sërish ditën e sotme sapo të zbardhë dita.

Ajo që e ndërlikon edhe më tepër kërkimin për të riun, të zhdukur pa gjurmë tashmë që prej mëngjesit të së dielës, janë shirat që do të bien përgjatë gjithë natës dhe frikës që Semani mund të bëhet i papërballueshëm për kërkimet e palombarëve dhe të të gjithë banorëve të zonës të cilët iu kanë bashkuar familjes Lika dhe policisë për t’i ndihmuar, kryesisht me njohuritë që ata kanë për rrjedhën e lumit.

Ndërkohë kanë nisur edhe dyshimet nëse i riu mund të jetë zhdukur vetë apo mund t’i ketë ndodhur ndonjë incident i papritur!

Kërkimet

Kështu që vazhdon të mbetet mister fati i 26-vjeçarit, Mateo Lika, i cili prej të dielës ka humbur kontaktet me familjarët, ndërsa ende nuk ka asnjë të dhënë nëse automjeti është në ujërat e lumit Seman apo pas përplasjes me parmakët e urës është larguar që aty.

Të dyja pistat vazhdojnë ende të jenë nën hetimin e bluve të Fierit, ndërsa kontrollet si në ujërat e lumit Seman ashtu edhe në zonat përreth vijojnë prej së dielës. Kërkimet në Seman u ndërprenë pasditen e së hënës, edhe pas përdorimit të magnetit, për të rifilluar sërish të martën.

Telefoni i 26-vjeçarit vijon të jetë i fikur dhe vendndodhja e tij dhe automjetit të marrë me qira bëhet edhe më i vështirë.

Makina nuk ka qenë e pajisur me GPS, ndërsa nga kamerat e sigurisë nuk arrihet të identifikohet qartë lëvizja e Mateo Likës.

Fakti që deri më tani nuk është bërë asnjë denoncim tjetër, çon që të mendohet se 26-vjeçari mund të ishte duke udhëtuar i vetëm. Në pyetje janë marrë të njohur të të riut e kontaktet e këtij të fundit për të mësuar lëvizjet përpara se të zhdukej.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME