Kandidati për “Primaret” e Partisë Demokratike për zgjedhjet lokale, mjeku Ilir Alimehmeti fa folur për vendimin e tij. Gjatë një interviste për News 24, ai e krahasoi situatën me profesionin e tij. “Tirana është e sëmurë dhe ka nevojë për shërim” – tha Alimehmeti. Ai ngriti si problem kryesor në Tiranë ndërtimet e shumta, që sipas tij kanë zënë të gjitha hapësirat publike.
“Gjërat kanë nevojë për t’u kushtuar kohën, për t’u kushtuar zemrën. Se bëhet me zemër kjo punë. Nuk bëhet me laps e letër. Para një muaji kishte sërish një deklaratë që Tirana ka ende hapësirë për të ndërtuar. Këtu ku shihet një pëllëmbë vend, kërkohet për ndërtim.
Na zunë edhe Sahatin, nuk mund të kemi ende një fotografi të Sahatit. Unë po i referohem çdo hapësirë të vogël që ishte për komunitetin, por jo na i vret sytë ajo hapësirë edhe jepet për ndërtim. Nëse neve komponentët më të mirë dhe pozitivë po ikin, kjo është tregues i qartë i sëmundjes. Tiranën e ka sëmurur pandershmëria, paaftësia dhe babëzia”, u shpreh Alimehmeti.
Mjeku ka treguar se çfarë e shtyu të bëhej pjesë e garës.
“Jam i po të njëjtit mendim. Duhet ndërgjegje qytetare për të përmirësuar situatën ku jemi. Të gjithë ne, dalim në Tiranë dhe ndjejmë dhimbje për situatën ku kemi rënë, pse ka ndodhur kjo. kjo dhimbje e parë që në 7 korrik u shndërrua në protestë, që do ndiqet nga ajo e 12 nëntorit.
Aftësia është që dhimbjen ta marrësh e ta kanalizosh, e heqim nga rreziku për të shkuar drejt dhunës konstruktive dhe e çojmë në dhimbje kontruktive. Këtë e bëjmë në emisionin e mjekut.
Fatkeqësia jonë është që ecim me kokën pas. Nëse ecim në rrugë me kokën pas një moment do na ndodhë një aksident. Brezit të ri nuk i takon e shkuara por si do ecet para. Shifra dëshpëruese, 7800 mijë shqiptarë nga 10 vite u larguan nga vendi, të rinj e familje të tëra. Shpopullimi problemi kyç.
Nëse pajtohemi me këtë gjë mjaftueshëm gjatë pa reaguar jemi duke pranuar se një ditë të gjithë do largohemi nga vendi. Jam kthyer në 2014 pasi ika për specializim dhe u ktheva të vë në dobi të vendit dijet që mora.
Nëse nuk bëjmë asgjë për të ndryshuar situatën a mund ta quajmë veten qytetarë? Situatë e shkaktuar nga një grup u vogël dhe e vuajnë të gjithë të tjerët. Ose bëhemi bashkë ose truri dakordohemi të largohen. Duhet të marrim situatën në dorë.
Më shtyu ndërgjegjja qytetare. Nuk do kisha mundësi të shihja veten në pasqyrë nëse do e dija që kam mundësi të ndryshoj dy gjëra dhe të mos bëj asgjë. Unë nuk po shoh më pas, po shoh para” – tha mjeku i njohur. ©LAPSI.al