Monday, October 7, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËMomenti unik për një konservatorizëm modern dhe kontratë të re sociale!

Momenti unik për një konservatorizëm modern dhe kontratë të re sociale!

Nga Azgan Haklaj – Konfederata konservatore çliron demokracinë nga triumvirati!

Gjithkush e sheh dhe e ndjen që në Shqipërinë tonë të përbashkët gjërat jo vetëm nuk po shkojnë mirë por po avancojnë me shpejtësi negativisht.
Ështën paradoksale që vendi më i pasur dhe më i bukur në gadishullin Ilirik e më gjerë të jetë më i varfëri e më i korruptuari.
Kjo panoramë e trishtë përveçse shumë arsyeve historike ka një shkaktar kryesor me emër të përveçëm:
Politika!

E me që shqetesimi im dhe i shumë demokratëve është e djathta pa asnjë mëdyshje e i zhveshur nga inati e zemërimi përsonal gishti im vihet mbi Sali Berishën dhe enturazhin e tij si shkaktari thelbësor i qellimtë jo vetëm i degradimit por edhe i shkatërrimit e atrofizimit të konservatorizmit shqiptar i cili u formëzua dhe u institucionalizua që në vitet ’30 -të të shekullit të kaluar me udhëheqës vizionar e perëndimor Mbretin Zog.
Levizja e Dhjetorit ’90-të fatkeqësisht u kurorëzua dhe institucionalizua duke sjellë në krye të saj me truke djallëzore konspiracioniste të regjimit të vjetër një kryekomunist si Sali Berisha.

Po sjell në kujtesën e kujtdo vetëm disa fakte të gjalla sesi ky njeri jo vetëm nuk e fshehu maskën e tij por veproi konkretisht hapur që në vitet e para të pushtetit kundër të djathtëve të vertetë.
Eshtë e trishtueshme të kujtosh sesi policia e Berishës e udhehequr nga krimineli komunist Agim Shehu rrethoi në korrik të vitit 1994 Selinë e Shoqatës të të përndjekurve politikë duke tërhequr zvarrë kryetarin e saj, legjendën e burgjeve politike Kurt Kola.
Eshtë fakt i trishtë akti i neverishtshëm nga ana e Berishës përzënia me dhunë e trashëgimtarit të Mbretit Zog, Leka i Parë me dt 19 nëntor të vitit 1993.
Leka Zogu ishte njeriu më i njohur në emigracion për tentativën reale kundër komunizmit në Shqipëri dhe zëri më i fuqishëm në perëndim për çështjen kombëtare kryesisht për Dardaninë “Kosovën”.
Ja pra me dy shembuj të thjeshtë të dukshëm del konkluzioni se ç’fare ishte synimi i tij.

Goditja e nacionalizmit që është shtylla bazë e konservatorizmit.
Goditja e shpërfillja e ish të burgosurve politikë, ish pronarëve, ish kulakëve si shtresa që pikërisht për liri, demokraci, konservatorizëm u burgosën u përsekutuan e u vranë por arritën me sakrificë të mbajnë të gjallë të djathtën nacionale.

Goditja e shtresës fisnike e intelektuale ishte një realitet që Berisha dhe ish komunistët e konvertuar në demokratë në pushtet ndoqën në gjithë qeverisjen e tij. Eshtë i tmerrshëm fakti që Pjeter Arbnori një intelektual klasi i quajtur botërisht “Mandela shqiptar” ndërroj jetë i harruar në një spital të Romës dhe trupi i tij u soll në atdhe nga shoqata bamirëse “Caritas”.
Do të vijoja me dhjetëra demostrime të tij kundër intelektualëve të djathtë si Uran e Petrit Kalakula….
Por në këtë kujtesë të gjerë po ndalem në realitetin paradoksal deri në qesharak që pikërisht ky Berishë i plakur por me agresivitet e energji të reja sulet kundër të djathtes.

Ai rikthye si demon dy vite më parë për të rishkatërruar Partinë Demokratike e cila sa kishte nisur të fuqizohej e europianizohej falë liderit të saj Lulzim Basha, i cili me vizionin e tij i tejkalon kufijtë e Shqipërisë dhe i qaset me racionalitet dhe modernitet çështjes kombëtare shqiptare.
Edhe në këtë fushë shumë të rendësishme sidomos në Kosovë Lulzim Basha ka demostruar jo vetëm dashurinë e tij dhe nacionalizmin që e dominon falë genit të vet por dhe ka spikatur si një politikan me strategji të detajuar dhe efektive.
Berisha, kontravers e shpeshherë dëmtues i çështjes kombëtare nuk mund të krahasohet me Lulzim Bashën as në këtë fushë.
Pavarësisht se ai po përpëlitet në grahmat e fundit me truke, kurthe, intriga, shantazhe, kërcënime duke keqpërdorur edhe shpurën e vet që ende i beson për shkak se nuk e pranon fundin e vet politik, sigurisht ky fund do të jetë i shpejtë dhe i turpshëm.
Për të nuk mjaftoi as nongrata amerikane dhe ajo anglo-saksone që të stoponte tërbimin e
tij.
Mirëpo qëllimi i refleksioneve të mia si demokrat e qëndrestar nuk është të vajtoj të kaluarën dhe as ti jipem paranojës që të shkakton lugati.

Eshtë shqetësim themelor kombëtar e perëndimër rikostruktimi i opozitës së vertetë bashkëkohore në Shqipëri, i të djathtës bashkëkohore dhe i konservatorizmit real oksidental duke ringritur PDSH-në dhe bashkimin e frontit opozitarë në një konfederatë konservatore.
Dhe në të gjithë këtë panoramë politike e realitet njerëzor politik njeriu i vetëm që mund t’ja dalë kësaj sipërmarrje të vështirë është padyshim Lulzim Basha.
E kam thënë dhe vijoj ti qëndroj me konsistencë bindjes time që rikthimi i Bashës është përtej ambicjes për karrige e pushtet por një mision njerëzor e politik.
Përveç platformës e doktrinës se parashtruar nga Basha e cila në fakt kush ka kujtesë nuk është fillimi por vazhdimi i saj ajo që bie në sy është rikthimi i tij jo vetëm me ide novatore moderne e konservatore por shpalosja e tyre në bashkëbisedim me rininë shqiptare.

Ky realitet ka jo vetëm domethenje por po tërbon më tepër kastën e vjetër që po udhëhiqet pikërisht nga Berisha që në fakt është shpata dhe mburoja jo vetëm e komunizmit e neokomunizmit por dhe e korrupsionit e shëmtisë politike në vendin tonë.
Jam i sigurt se Basha po shkon drejt një kontrate të re sociale në kontekstin shqiptar e ndërkombëtar, një filozofi iluministe kjo që të kujton gjenitë e shekujve që shënuan epokën e lirisë e demokracisë me përfaqësues Rusonë, Volterin, Monteskjënë.

Jam i sigurt se z Basha përveçse do të mbështetet në principet klasike të doktrinës klasike konservatore të themeluar nga Edmund Burke dhe Fransua Rene, ai do ta adaptojë këtë filozofi në kontekstin aktual shqiptar.

Këto nuk janë slogane e patetizma politike por realitet i cili do përqafohet shumë shpejt jo vetëm nga demokratët e vertetë por gjerësisht sidomos nga brezi i ri i cili refuzon këtë kastë të neveritshme e të rrezikshme që po mban peng atdheun tonë prej mëse 3 dekadash.

Duket se pauza e heshtja e deritanishme e Bashës përtej një taktike e strategjie ka qenë reflektim i thellë nga ana e tij për tu rikthyer si shpresë e si mision me frymë e mision.

Ne jemi një vend perëndimor i dashur, i mbrojtur por dhe i vezhguar nga SHBA, kryefuqia e demokracisë së globit.
Prandaj është mediokritet të mendohet se besimi dhe investimi i saj tek Lulzim Basha mund të tjetërsohet apo shkatërrohet.
Ju siguroj se është shumë e afërme dita kur ky konststim i imi do të materializohet plotësisht.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME