POLITIKËTOP-NEWS

Mond Plaka: PD-ë dega Fier e shkatërroi deputeti Luan Baçi.

Nënkryetari i PD-së Fier thyhen heshtjen: adreson shkatërrimin e PD Fier tek deputeti Luan Baçi.

Sali Berisha është lideri ynë.

Mond Plaka nënkryetari i PD së Fierit, njëkohësisht disa mandate Kryetar i ish Komunës Kuman të Fierit, flet pa dorashka: PD-ja e Fierit inekzistente.
Zoti Plaka në një intervistë për televizionin Apollon ka adresuar përgjegjësinë e dështimit të kësaj dege tek deputeti i PD-së Luan Baçi.

Përmbytjet në Fier nxorën në pah se PD e Fierit nuk ekziston, as për njerëzit dhe as për problemet dhe hallet e tyre.

Asnjë zyrtar i PD Fier nuk lejohet të flasë apo të japë intervista pa lejen e Baçit, i cili këtë privilegj e ruan vetëm për veten e tij.

Ajo që gjithë demokratët e Fierit e thoshin nën zë, tashmë doli në dritë: Partia Demokratike e Fierit larg njerëzve dhe halleve të tyre.

Intervista e Mond Plaka dhënë për TV Apollon

I kontaktuar nënkryetari i PD dega Fier Mond Plaka e ka pohuar këtë fakt se e ka dhën një intervistë në një televizion lokal dhe i qëndron atyre që ka pohuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button