Monika Kryemadhi flet për Iliri Metën: “E kam shijuar në maksimum dashurinë time”

Teksa flitej për dashurinë, opinionistja Monika Kryemadhi u pyet nga moderatori Ledion Liço nëse beson në dashuri.
Kryemadhi u shpreh se e ka shijuar dashurinë e saj dhe se çdo përjetim mes një çifti nuk harrohet. “Unë e kam shijuar dashurinë time. E kam shijuar në maksimum. Dashuria nuk është vetëm me fjalë, por edhe me sjellje. Çfarëdo që ndodh mes dy personave, dashuria brenda nuk harrohet,” tha ajo.
Opinionistja shtoi se edhe nëse të tjerët përpiqen ta prishin marrëdhënien, kjo mund të ndikojë vetëm në pamjen e jashtme, ndërsa ndjenjat e vërteta brenda zemrës mbeten të paprekura. “Çfarëdo që bëjnë të tjerët për ta prishur, mund ta prishin në pamje të jashtme, por brenda zemrës nuk e prishin dot,” u shpreh Kryemadhi.








