Monza arrin të marrë një fitore historike ndaj Milanit, duke triumfuar në shifrat 4-2 mbrëmjen e sotme. Skuadra e Piolit në këtë mënyrë nuk përfitoi nga ndalesa e Juventusit për të marrë vendin e dytë.
Vendasit në fundin e pjesës së parë do të shënonin dy gola në shtesë me Matteo Pessina me penallti dhe më pas me Dany Motta dyfishoi shifrat. Në fillimin e pjesës së dytë, Luka Jovic u ndëshkua me karton të kuq pasi goditi kundërshtarin.
Milani dhe me 10 lojtarë gjeti forca për të reaguar, duke barazuar shifrat me Giroud dhe Pulisic. Gjithsesi në shtesë, Bondo shënoi një super gol me një goditje në hyrje të zonës