Përshëndetje nga SHMU!
Fundjava pritet të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.
Dita e diel parashikohet me mot me alternime kthjellimesh dhe varanësira. Përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonave bregdetare reshje shiu me intensitet të ulët deri në orët e mesditës. Ndërsa në zonat malore reshjet e shiut do të mbeten prezente të herpashershme deri në orët e mbrëmjes me intensitet deri mesatar.
Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 15-18m/sek kryesisht ditën e shtunë. Deti i forcës 3-4 ballë.