Thursday, April 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTMuriqi e Mallorca trondisin Real Madrid (vidio)

Muriqi e Mallorca trondisin Real Madrid (vidio)

Real Madrid rrezikon të paguajë shtrenjtë humbjen 1-0 ndaj Mallorcas së Vedat Muriqit, në javën e njëzetë të La Liga.

Pa Courtois dhe Benzema, Ancelotti e pa veten në disavantazh në minutën e 13′. Një autogol fatkeq i Nacho, që befasoi Lunin me kokë, kompromentoi ndeshjen. Blancos nuk kishin ritmin e duhur dhe në minutën e 59′ Asensio humbi edhe një penallti, e pritur nga Rajkovic. Kështu, Blancos mbeten të dytët me 45 pikë, me Barcelonën tani gati të fluturojë në +8.

Arritje e Mallorca që mundi 1-0 Real Madrid, që në Son Moix lë tre pikë të rëndësishme për sa i përket titullit. Para fillimit, Merengues humbën Courtois për shkak të një problemi me aduktorin e majtë. Në portë doli zëvendësuesi Lunin. Lajmet e këqija megjithatë nuk kishin përfunduar për teknikun Ancelotti. Në minutën e 13′ vendasit kaluan në avantazh me autogolin e Nacho. Mbrojtësi kapi në befasi portierin e tij me një goditje me kokë. Kampionët në fuqi të Evropës u dukën të lodhur dhe pa ide dhe goditja për tu harruar e Rüdiger nga distanca e konfirmoi.

I njëjti skenar në pjesën e dytë, por në minutën e 57′ arbitri Hernandez akordoi penallti për Blancos, për një kontakt mes brazilianit dhe portierit serb. Rajkoviç, megjithatë, bëri mrekullinë ndaj Asensio, i pasaktë nga pika e bardhë. Vendimtar portieri serb, që shpëtoi edhe ndaj Vinicius në minutën e 69′. Në minutën e 87′, Mariano Diaz provoi në akrobaci, por rezultati nuk ndryshoi. Piratët e Aguirre me ‘piratin’ Muriqi rezistuan deri në fund dhe arritën në kuotën 28 pikë në renditje. Vendi i 10 i konsoliduar për ishullorët. Real Madridi, nga ana tjetër, mbetet i palëvizshëm me 45.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME