Muriqi, tregolësh në ndjekje të Mbappé e rekordit te Mallorca

Në javën e njëzetë të Ligës spanjolle, Real Madrid gjen fitoren e parë pas largimit të Xabi Alonso: Blancos në Bernabeu mposhtin 2-0 Levante dhe shkojnë në -1 nga Barcelona në renditje (blaugrana me një ndeshje më pak). Triumf edhe për Mallorca me protagonist absolut kosovarin Vedat Muriqi. Tregolësh i qendërsulmuesit, golashënuesi I dytë më I mirë I kampionatit, vetëm pas Mbappé.
MALLORCA-ATHLETIC CLUB 3-2
Nën shenjën e Piratit. Mallorca thyen 3-2 Athletic Club pikërisht me një tregolësh të sulmuesit kosovar Vedat Muriqi. Qendërsulmuesi po luan një sezon impresionues në La Liga dhe shkon i sigurtë drejt objektivit personal për të qenë golashënuesi më i mirë i historisë së klubit. Muriqi realizoi një dygolësh në pjesën e parë dhe plotësoi tregolëshin personal në pjesën e dytë, duke i dhënë Mallorca-s fitoren kundër Atletik Bilbaos.
Goli i parë u shënua në minutën e pestë dhe zhbllokoi takimin. Më pas në minutën e 42-të, Muriqi nuk realizoi direkt nga penalltia, por e dërgoi topin në rrjetë pas pritjes fillestare të portierit. Ai ia doli të shënonte në pjesën e dytë nga penalltia, duke çuar shifrat në 3-2, për të plotësuar tregolëshin e tij personal në këtë takim.
Muriqi me 14 gola në 20 javë kampionat, qëndron i vetëm pas Mbappé që kryeson renditjen e golashënuesve me 19 gola. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës është dhe lojtari i dytë me më tepër gola në historinë e Mallorca në La Liga, pas Samuel Eto’o.
REAL MADRID–LEVANTE 2-0
Real Madrid ngrihet në këmbë pas shkarkimit të teknikut Xabi Alonso dhe humbjes ndaj Albacete në Kupën e Mbretit: 2-0 ndaj Levante në Bernabeu dhe Barcelona për momentin vetëm +1. Pasojat e humbjes në kupë ndihen në pjesën e parë, ku Blancos janë mjaft të bllokuar dhe me pak guxim. Fraksioni i parë mbyllet pa gola, më pas njerëzit e teknikut Arbeloa çlirohen: në minutën e 58’ Mbappé shndërron penalltinë që zhbllokon ndeshjen, ndërsa shtatë minuta më vonë Asencio përfiton nga asistimi i Arda Güler të sapofutur dhe shënon golin e 2-0. Los Merengues i shkojnë pranë edhe golit të tretë me goditjen e Mastantuono që përplaset në traversë, ndërsa miqtë nuk arrijnë më të reagojnë. Real ngjitet në 48 pikë në renditje, në -1 nga Barcelona që nesër luan në fushën e Real Sociedad.









