Naomi Campbell ka nxitur së fundmi aludimet për një romancë dashurie pas shfaqjes në një club në Mykonos.
Në një video të publikuar në TikTok, Naomi shfaqet duke puthur DJ Rampa.
Njerëzit nëpër komente nuk e fshehën çudinë. “O Zot, çfarë?”; “Kur ndodhi kjo?!”; “Ata janë bashkë?”, ishin disa prej reagimeve të fansave në TikTok.
Rampa është një DJ i njohur, emri i vërtetë i së cilit është Gregor Sütterlin. Ai ka lindur në Freiburg, Gjermani dhe ka një label muzikor. Rampa është DJ dhe producent dhe për muzikën e tij është frymëzuar nga atmosfera e festave në Berlinin e viteve 2000.
Naomi ka qenë më parë në një lidhje me biznesmenin rus Vladislav Doronin dhe gjithashtu e lidhur me emra të famshëm si Robert De Niro dhe Diddy. Ajo ka një vajzë dyvjeçare dhe një djalë tetë muajsh, emrat e të cilëve nuk i ka bërë ende publikë për fansat.
“Më së shumti doja të bëhesha nënë. Fëmijët kanë të drejtën e privatësisë së tyre dhe të rriten në një mënyrë krejtësisht normale. Fakti që jam personazh publik nuk duhet të jetë pengesë për ta. Unë po bëj punën time”, u shpreh Naomi së fundmi.