Friday, March 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURËNdahet nga jeta ikona e Rock’n Roll, Tina Turner

Ndahet nga jeta ikona e Rock’n Roll, Tina Turner

Është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare pas një sëmundje të gjatë një nga ikonat e rock’n Roll, Tina Turner. Ajo u bë një nga yjet e pop-it në vitet 1980 kur pushtoi majat e klasifikimeve. Vitet e fundit, shëndeti ishte përkeqësuar pasi ishte diagnostikuar me kancer të zorrëve në 2016. Për këtë iu nënshtrua një transplanti të veshkës në 2017.

Turner ishte një nga zërat më të fortë në mbështetjen e grave me ngjyrë në muzikë. Ajo përcaktoi një epokë të muzikës duke bërë që Mick Jagger të pranojë se kishte marrë frymëzim nga performancat e saj të gjalla dhe energjike live.

Pas dy dekadash me burrin e saj abuziv, Ike Turner, ajo doli e vetme dhe me gjithë vështirësitë e fillimit u bë një nga ikonat përcaktuese të pop-it të viteve 1980 me albumin Private Dancer. Jeta e saj u përshkrua në tre kujtime, një biografi, një muzikal xhukbox dhe në vitin 2021, në filmin dokumentar të mirënjohur, Tina. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME