Wednesday, December 4, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITET62 vjeçari fierak që kërkon të futet në burg: Vjedh energji që...

62 vjeçari fierak që kërkon të futet në burg: Vjedh energji që të më fusin në burg (foto e vidio)

Fier – 62 vjeçari që jeton prej afro 30 vjetësh në banesë me kallama e baltë. “Kam vjedhur e vjedh energjinë elektrike, dua të shkoj në burg. Atje jetoj në kushte më të mira se në këtë kasolle”

Quhet Zengjel Agaraj, është 62 vjeç dhe prej vitit 1992 jeton në këtë kasolle të ndërtuar me kallama e baltë në Patos Fshat njësia administrative Portëz bashkia Fier

Dikur ka pasur një jetë normale edhe pse në këtë kasolle bënte jetën. Ka mbaruar shkollën e mesme për agronomi frutikulture, ka qënë i martuar me Lulëzimen por fati nuk u dha fëmijë.
Pikërishtë nga kjo arsye bashkëshortja u sëmur rëndë, të ardhurat që kish grumbullua nisi të ndërtonte një banesë pas kësaj që po jeton, por nuk arriti ta përfundonte sepse për të shëruar bashkëshorten duhet të paguante mjekë e medikamente në spitalin e Fierit, Tiranës dhe deri në Peskara të Italisë, por që sëmundja e mposhti dhe ai tashmë jeton me kujtimet e saj prej afro 10 vjetësh

Ashtu me zemër të thyer por nuk dorzohet ai na tragonë ambientet e brendëshme të kësaj kasolle , gatuaj vetë, i laj vet rrobat. Nuk kam çfarë të bëj sepse jeta vazhdonë, thotë ai. Cdo vit që kalon kasollja amortizohet bie poshtë, dhe na tregon muret, tavanin e dhomave. Në dimër çfarë bie jashtë futet brenda, thotë 62 vjeçari.
Jam ankuar në bashki bë Fier, u kam thënë që tek banesa që kam nisur të më hedhin vetëm çatinë ose soletën por asgjë nuk kan bërë edhe pse kan kaluar 7 vjet.

Erdhi komisioni, e panë, mbajtën proces verbal, e nxorën të pa basnueshme por asgjë. Cati dua sepse dyer e dritare do i zë me plasmas, tha 62 vjeçari vetëm të jetoj si njeri

Kur e pyesim se a mer përkrahje, ndihmë sociale na thotë, nuk kam nevoj për punë, jam agronom i mesëm, punojë ushqehem, merrem me krasitje drurësh frutorë nuk kam kushte të jetojë, thotë.
Kam vjedhur energjinë elektrike, policia ka ardhur më ka kapur . E vjedh sepse dua të shkoj në burg, atje jetohet më mirë, ke dhomë të pastër, krevatin tënd, lan rrobat me lavatriçe, jeton si njeri se ktu po jetoj si kafshë.

Policia ka ardhur me ka kapur duke vjedhur energjinë elektrike dhe kur kan parë kushtet kanë vënë duart në kokë, çfarë ti bësh ktij, ku ta çosh , çfarë ti marrësh dhe kan ikur.

Kam duruar , tregon 62 vjeçari në bisedë të lirë, më thanë të bashkisë para votimeve që do ta bëjmë çatinë por ja se po afrojnë votimet, të mbarojnë dhe ato e do ta bëjmë. Nuk kam çfarë të bëj tjetër e mendova tu thërras ju të medias mos vallë pas transmetimit të kësaj kronike del dikush e më ndihmon për të bërë çatinë e banesës të jetoj dhe unë ditët e pleqërisë, përfundon 62 vjeçari rrëfimin për ALB365

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME