Thursday, April 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPranga mashtrueses, u zhvati 230 mijë euro babait e 2 djemve

Pranga mashtrueses, u zhvati 230 mijë euro babait e 2 djemve

Finalizohet nga strukturat hetimore të DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Last fraud”.

Iu mori disa herë, shuma të mëdha parash, 3 shtetasve (familjarë), duke i mashtruar se do t’i ndihmonte në një proces gjyqësor, kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçarja.

Nga hetimet e thelluara dokumentohet dhe një rast i marrjes së shumës 230 000 euro nga kjo shtetase, me anë të mashtrimit.

Strukturat hetimore të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Last fraud”, si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetases M. D., 30 vjeçe, banuese në Tiranë. Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit A. V., Sh. V. dhe H. V. (babai dhe dy djemtë), të tre banues në Shkodër.

Kjo shtetase iu ka marrë në mënyrë të përsëritur, shuma të mëdha parash, shtetasve A. V., Sh. V. dhe H. V., duke i premtuar se do t’i ndihmonte ata në një proces gjyqësor.

Në vijim të veprimeve u shpallën në kërkim shtetasit A. V., Sh. V. dhe H. V., pasi me vetëgjyqësi kanë kanosur shtetasen M. D., për kthimin e parave.

Nga veprimet e thelluara hetimore është dokumentuar edhe një rast tjetër mashtrimi i kryer nga shtetasja M. D.,e cila gjatë një viti, i ka marrë në total rreth 230 000 euro, një shtetaseje, duke i premtuar se do t’i investonte paratë në bono thesari.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshmëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME