Dafina Zeqiri vazhdon të jetë njëra prej këngëtarëve më të angazhuara kosovare
Këngëtarja është përfolur këto ditë së është ndarë nga i dashuri i saj, DJ Geek.
Tërë kjo thashetheme kishte nisur pasi që dyshja nuk ishin duke e “ndjekur” njëri tjetrin në Instagram.
“Ajo po punon në tri gjëra për momentin. Vetveten. Jetën e saj. Paqen e saj. Ajo jam unë”, ka shkruar ajo poshtë këtyre fotografive, duke ngritur përsëri thashethemet se këngëtarja mund të këtë probleme me lidhjen e saj.
Por, kujtojmë se pas thashethemeve ata kanë filluar që ta përcjellin përsëri njëri – tjetrin në rrjetet sociale, madje ata janë parë së bashku edhe në një koncert që e kanë mbajtur së bashku kohëve të fundit