OP/ AN

“Ndërkombëtarë, ku jeni?” – Reagim i ashpër për Reformën në Drejtësi


Nga Petrit Vasili

Ndërkombëtarë, në ç’vrimë jeni futur, pse nuk flisni? Drejtësia u varros nga Rama!

Ndërkombëtarë, sot Edi Rama e varrosi Reformën në Drejtësi dhe deklaroi hapur se ka instaluar drejtësinë e komanduar dhe zaptuar nga ai dhe partia e tij, përmes deputetëve në parlament.

Ndërkombëtarë, ju bëtë namin e zi për miratimin me çdo kusht të reformës në drejtësi.

Ndërkombëtarë, u kërcënuat edhe me mesazhe personale deputetët për të votuar Reformën.

Ndërkombëtarë, ju përmes surrateve emblematike të ambasadorëve Vlahutin dhe Lu u bëtë protagonistë edhe të pazarit për të votuar Reformën, edhe me vota të blera.

Ndërkombëtarë, ju akuzuat edhe opozitën, si dhe liderat Berisha dhe Meta, si gjoja pengues të reformës.

Ndërkombëtarë, ju kërkuat dhe u futët edhe në Kushtetutë përmes Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, si gjoja garanci për zbatimin e Reformës.

Ndërkombëtarë, ju lëshuat kilometra të tëra deklaratash të njëpasnjëshme për votimin me çdo kusht të Reformës.

Ndërkombëtarë, ju që nga Komisioneri Hahn, Zv. Sekretarja e Shtetit Nuland, Asistent Sekretari Hoyt Brian Yee dhe një lumë ndërkombëtarësh prodhuat tonelata me deklarata e kërcënime për të votuar me çdo kusht këtë reformë.

Ndërkombëtarë, ju që shpenzuat qindra milionë euro dhe dollarë, çfarë do t’u thoni taksapaguesve tuaj tani që Reforma u varros publikisht dhe ligjërisht nga Rama në Kuvend?

Ndërkombëtarë, ku jeni tani? Në çfarë vrime jeni strukur?
Ndërkombëtarë, kush jua mbylli gojën?

Ndërkombëtarë, me çfarë zarfi, qese apo thesi jua mbyllën gojën?
Ja si putheshin Lu dhe Vlahutin nga “gëzimi” i votimit të Reformës, por kjo në të vërtetë rezultoi puthja e vdekjes së Reformës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button