
Anëtari i Presidencës së Parlamentit Evropian, Andrey Kovatchev, ka reaguar ndaj ndërprerjes së transmetimit të News 24 dhe rrethimit të godinës së medias në fjalë nga policia. Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Kovatchev shkruan se këto zhvillime vënë në pikëpyetje lirinë e medias. Ai bën thirrje për transparencë të plotë mbrojtjen e medias së lirë dhe të gazetarisë në Shqipëri.
Kanë kaluar dy ditë që nga hyrja në fuqi e EMFA-s, një ligj historik që riafirmon se liria e medias është themeli i demokracisë. Lajmet e fundit nga Tirana për pronën e marrë me qira nga Panorama Group ngrenë pikëpyetje. Bëj thirrje për transparencë të plotë dhe për mbrojtjen e medias së lirë dhe të gazetarisë në Shqipëri.








