Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeLIFESTYLEMAGAZINËNdërron jetë Mohamed Al Fayed/ Dyshoi deri në fund për aksidentin e...

Ndërron jetë Mohamed Al Fayed/ Dyshoi deri në fund për aksidentin e Dodit dhe Dianës

Ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare Mohamed Al Fayed. Ai është babai i Dodi Al Fayed që humbi jetën në një aksident automobilistik së bashku me Dianën, Princeshën e Uellsit. I lindur në Egjipt, Mohamed ndërtoi një perandori biznesi në Lindjen e Mesme përpara se të transferohej në Mbretërinë e Bashkuar në vitet 1970.

Megjithatë, ai kurrë nuk e realizoi dot ambicien e tij për të marrë një pasaportë britanike. Ai i kaloi vitet e tij të fundit duke vënë gjithnjë në dyshim rrethanat e vdekjes së Dodit dhe Dianës. Al Fayed kishte mbetur kryesisht jashtë vëmendjes së publikut dekadën e fundit, duke jetuar në rezidencën e tij në Surrey me gruan e tij Heini. Klubi i Futbollit Fulham, të cilin Al Fayed e zotëroi për shumë vite njoftoi se ishte “shumë i pikëlluar kur mësoi” për vdekjen e tij. Nën pronësinë e tij, Fulham FC u ngrit nga kategoria e tretë në Premier League.

Pasuria

Al Fayed e nisi biznesin me shitjen e pijeve të gazuara në rrugët e vendlindjes së tij në Aleksandri në Egjipt për t’u bërë më pas një emër i madh në biznes. Ngjitja e tij erdhi pasi ai takoi gruan e tij të parë, Samira Khashoggi, motrën e tregtarit të armëve milioner saudit Adnan Khashoggi, i cili e punësoi në biznesin e tij në Arabinë Saudite. Kjo punë e ndihmoi atë të krijonte lidhje të reja në Egjipt. Megjithëse martesa zgjati pak më shumë se 2 vjet, Al Fayed hapi një biznes për transportet detare.

Në vitin 1966, ai u bë këshilltar i një prej njerëzve më të pasur në botë, Sulltanit të Bruneit. U transferua në Britani në vitin 1974 dhe 5 vjet më vonë bleu hotelin “Paris Ritz” me vëllain e tij, Aliun për 20 milionë funte. Ata morën më pas qendrën tregtare “Harrods” në 1985 për 615 milion £. Në 1987 themeloi Fondacionin Bamirës “Al Fayed” për të përmirësuar jetën e të rinjve të varfër, të traumatizuar dhe shumë të sëmurë.

Diana, Princess of Wales and Dodi Fayed - Timeline - Mix-d: Museum

Vdekja e Dodit dhe Dianës

Ishte nga hoteli i tij Ritz në Paris që djali i tij Dodi, një producent filmash dhe partnerja e tij e atëhershme Diana, Princesha e Uellsit u larguan para aksidentit me makinë që i vrau të dy në 1997. Al Fayed nuk e mori veten kurrë nga trauma e aksidentit duke u fiksuar pas spekulimeve rreth kësaj çështjeje. Pas një hetimi që ai vetë pagoi sugjerohej se vdekjet ishin bërë me urdhër të Princit Philip dhe me bashkëpunimin e MI6.

Owner of car Princess Diana died in wants the vehicle back

Këto u konsideruan si “teori konspirative” nga ekspertët dhe u refuzuan nga gjykatat. Al Fayed dështoi 2 herë për të siguruar shtetësinë britanike. Në rastin e dytë, në vitin 1995, i zemëruar nga refuzimi, ai i tha shtypit se kishte paguar dy ministra konservatorë për të ngritur çështjen në Dhomën e Komunëve. Të dy ministrat u larguan nga qeveria. Në vitin 2010, Al Fayed i shiti Harrods fondit të pasurisë sovrane të Katarit. Gati gjysma e çmimit të blerjes u përdor për të shlyer borxhet e kompanisë. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME