Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeLIFESTYLEMAGAZINËNdryshimet klimatike: A është i frikshëm pakësimi i bletëve?

Ndryshimet klimatike: A është i frikshëm pakësimi i bletëve?

Përdorimi i gjerë i pesticideve, por edhe ndryshimet drastike në mjedis për janë ndoshta shkaktarët kryesorë të zhdukjes së bletëve të vërejtura në 15 vitet e fundit. Fenomeni është regjistruar kryesisht në SHBA, por edhe në shumë vende të tjera të botës.

Shkencëtarët theksojnë, megjithatë, se ka edhe një rënie të popullatave të bletëve të egra dhe grerëzave, të cilat thjesht nuk mund të regjistrohen me statistika specifike.

Rënia dramatike e popullatës së bletëve është shumë shqetësuese pasi është një shenjë rreziku për të gjithë zinxhirin ushqimor. Këto insekte janë pjalmuesit kryesorë për një sërë bimësh, frutat e të cilave arrijnë në tryezën tonë, por ndihmojnë edhe në shumimin e bimëve që janë ushqim për kafshët.

Një rezolutë e OKB-së në vitin 2017 theksoi nevojën urgjente për të mbrojtur bletët, pasi ato janë të lidhura drejtpërdrejt me mbijetesën e një pjese të madhe të popullsisë njerëzore. Pa bletë, ushqimi i disponueshëm do të reduktohet në mënyrë dramatike për sa i përket sasisë, vështirësia në pllenim do të sjellë më pak fruta, por edhe shumëllojshmëri.

Misri, orizi dhe gruri janë ndër të paktat kultura që nuk kanë nevojë për insekte si pjalmues për t’u shumuar. Por, për shembull, pemët e mollës, luleshtrydhes dhe bajames kanë nevojë që bletët të prekin lulet e tyre në mënyrë që të transferojnë polenin te bima tjetër dhe kështu të “bashkohen” dhe të prodhojnë fruta. 71 nga 100 kulturat më të rëndësishme në botë për prodhimin e ushqimit pjalmohen nga bletët. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME