Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTANë Itali, shqiptari masaκron më sëpatë fqinjën

Në Itali, shqiptari masaκron më sëpatë fqinjën

Një 48-vjeçar shqiptar ka vrarë me sëpatë fqinjen e tij. Viktima është identifikuar si 63-vjeçarja Mara Fait, kryeinfermiere në spitalin Rovereto. Vrasja ndodhi në via Fontani në Noriglio, një fshat i Rovereto në provincën e Trentos. Pas kryerjes së krimit, burri u paraqit në komisariatin lokal për t’u dorëzuar. Vrasja dyshohet se ka ndodhur pas një tjetër sherri për çështje të bashkëpronësisë.

63-vjeçarja u vra në sheshin para derës së hyrjes së shtëpisë përpara syve të nënës së saj të moshuar Bruna. Dëshmitar i vrasjes së nënës ishte edhe djali, Lorenzo Giori 30 vjeç, gjithashtu infermier.  Arma e vrasjes, sëpatë me të cilën burri priste drutë, u gjet jo shumë larg dhe u sekuestrua nga karabinierët e kompanisë Rovereto.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME