Një 53-vjeçar është arrestuar në Fier pasi rezulton se ishte i shpallur në kërkim. Mësohet se ndaj 53-vjeçarit ishte vendosur masa e sigurisë “Arrest në burg”. Ai akuzohet për plagosje të rëndë me dashje.
Njoftimi i policisë:
Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim E. V., 53 vjeç, banues në fshatin Fermë Çlirim, Fier, pasi Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për këtë shtetas për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.