Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të shtune në Roskovec. Një 17-vjeçare është gjetur e vetëvrarur nga familjarët në fshatin Suk të Roskovecit.
Sipas policisë rreth orës 12:15, është gjetur nga familjarët e saj, e pajetë, dyshohet e vetëvarur, një shtetase 17-vjeçe. Nga këqyrja paraprake e trupit të kësaj shtetase, nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.