Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETNë Lezhë drejtorët po rrihen nëpër rrugët e qytetit!

Në Lezhë drejtorët po rrihen nëpër rrugët e qytetit!

Njoftohet se drejtori i filialit të Postes Shqiptare në Lezhës, Pjerin Çuku, është dhunuar ne rrethana ende te paqarta. Ngjarja ndodhi ne lagjen Gurra te Lezhës.

Mësohet se Çuku është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Deri më tani nuk dihen ende autorët.

Policia e Lezhës/ Informacion paraprak

Sot, më datë 26.12.2022, rreth orës 16:35, në lagjen “Gurra”, Lezhë, dy persona janë konfliktuar me grushte me shtetasin P. Ç., 42 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë drejtor i Postës Shqiptare, dega Lezhë dhe më pas janë larguar me vrap.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e motiveve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Para pak ditësh u godit një tjetër drejtor, ai i OSHEE, ku u arrestuan disa persona.

Ngjarja ndodhi në aksin Shënkoll-Lezhë, në zonën e Shënkollit.

Drejtori i OSHEE, Edmir Përndreca, ishte duke udhëtuar me makinën e tij në këtë rruge kur një automjet tjetër e goditi nga pas.

Në këtë moment 43-vjeçari Përndreca ka dalë nga makina për të parë pasojat e goditjes dhe ka rënë pre e dhunës së personave që ndodheshin në automjetin tjetër.

Deri tani dy drejtora të rëndësishëm në Bashkinë e Lezhës, janë goditur pabesisht dhe në mes të rrugës.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME