Qyteti më verior i Kinës, Mohe ka regjistruar temperaturën më të ulët të tij që nga fillimi i regjistrimit. Mohe, i njohur si “poli i Veriut i Kinës” është në provincën e Heilongjiang, afër kufirit me Rusinë.
Të dielën, stacioni i tij meteorologjik lokal regjistroi temperaturën rekord të ulët prej -53C në orën 7 të mëngjesit. Temperatura e mëparshme më e ftohtë e regjistruar në qytet ishte -52.3C, në vitin 1969.
Megjithatë, temperatura është ende poshtë nga rekordi kombëtar i Kinës. Temperatura më e ftohtë e regjistruar ndonjëherë në Kinë është -58 gradë Celsius, në qytetin Genhe të Mongolisë në dhjetor 2009.
Mohe nuk është i panjohur për motin e ftohtë. China Daily thotë se qyteti konsiderohet si më i ftohti në Kinë dhe se periudha e tij e dimrit “zakonisht zgjat 8 muaj”.
Kjo zonë tërheq turistë gjatë gjithë vitit. Në vitet e kaluara ka organizuar edhe një maratonë dimërore. Në këtë periudhë të vitit, është e zakonshme që qyteti të shohë temperatura mesatare prej -15C.