Thursday, November 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedNë seancë për Kosovën deputeti serb u kap duke parë porrno, jep...

Në seancë për Kosovën deputeti serb u kap duke parë porrno, jep dorëheqjen (vidio)

Deputeti i Partisë Socialiste të Serbisë, Zvonimir Steviç ka dhënë dorëheqjen disa orë pas publikimit të një videoje në rrjete sociale ku shfaqet ligjvënësi duke parë një video pornografike gjatë një seance parlamentare.

Sipas mediave vendase, Steviç është filmuar duke parë një video pornografike në celularin e tij gjatë seancës së zhvilluar javën e kaluar në Parlament, ku po diskutohej për çështjen e Kosovës.

Kjo nuk u ka shpëtuar mediave, të cilat e kanë filmuar e më pas e publikuan në rrjetin social Tëitter. Menjëherë pas këtij skandali, deputeti socialist dha dorëheqjen.

Stevic ka një karrierë të gjatë parlamentare. Nga viti 1996 deri në vitin 2000 ai ka qenë anëtar i Këshillit të Qytetarëve të Kuvendit Federativ të Republikës së Jugosllavisë.

Ndërsa nga viti 2004, ai ka marrë 6 mandate deputeti në Kuvendin e Serbisë. Ai tërhoqi vëmendjen e publikut si deputet në vitin 2008, kur shpenzoi më shumë se dy milionë e gjysmë dinarë për shpenzimet e udhëtimit nga thesari parlamentar.

Steviç ka mbajtur edhe poste në ekzekutiv. Në vitin 2008 ka qenë zëvendës ministër në Ministrinë për Kosovë e Metohi, e më pas sekretar shtetëror dhe në atë ministri ka qenë edhe kryetar i Qendrës Koordinuese.

Ai lindi më 17 mars 1957 në Prishtinë. Në vitet 1980, ai punoi si gazetar në NIP Jedinstvo dhe sekretar i Komisionit për Programin e JU-së. Nga viti 1991 deri në vitin 1999 ka qenë nënkryetar i Kuvendit të qytetit të Prishtinës.

Është anëtar i Kryesisë dhe Bordit Kryesor të Partisë Socialiste të Serbisë dhe për dy mandate kryetar i Bordit Krahinor të Partisë Socialiste të Serbisë për Kosovë e Metohi.

Në faqen e SPS-së thuhet se Stevic ka pasur rezultate të dukshme edhe në fushën e futbollit. Ai u zgjodh kryetar i FC Graçanica në vitin 1992, i cili në atë kohë kaloi nga Liga e dytë e Kosovës në Ligën e parë Krahinor, e më pas në Ligën e tretë të Lindjes Serbe.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME