Tuesday, November 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETNëna e Indrit Noit: Ja çfarë më tha në telefon

Nëna e Indrit Noit: Ja çfarë më tha në telefon

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me 34- vjeçarin Indrit Ndoj që u gjet i vdekur në lagjen “Bakishe Visha” në Fushë-Krujë. Personi i fundit që ka komunikuar me riun ka qenë nëna e tij. Mësohet se ajo tha për oficerët e policisë se ka folur me të birin pasditen e së enjtes.

Sipas të njëjtave burime, nëna ka deklaruar se ka qenë hera e fundit që ka komunikuar me të birin. Ajo e ka pyetur nëse do të kthehej në shtëpi në mënyrë që t’i bënte bukën. 34-vjeçari i ka thënë se do të shkojë, por nuk u kthye më.

Sipas BalkanWeb, nëna tha gjithashtu për oficerët e policisë se familja e tyre nuk ka asnjë konflikt, as në lagje dhe me askënd tjetër. Grupi hetimor ka kërkuar tablatet nga kompanitë telefonike. Në këtë mënyrë mund të zbulohen personat me të cilët i riu ka kontaktuar para se të ekzekutohej.

Ai kishte marrë një plagë në këmbë që ka rezultuar fatale për të riun nga fshati Hasan i Krujës. Kanali ku u gjet i vrarë ndodhet vetëm pak metra nga banesa e prindërve të të riut.

Nga grupi i hetimit thonë se në vendngjarje nuk u gjet asnjë gëzhojë. Hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që ai të jetë qëlluar diku tjetër dhe të jetë hedhur në këtë rrugë nga autorët. Hetuesit nuk hedhin poshtë pistën që i riu të jetë qëlluar edhe me thikë përpara vrasjes.

Deri në këtë fazë të hetimit, policia dhe prokuroria nuk ka ende një pistë konkrete për të vrasjen e 34-vjeçarit, Ndoji. Viktima rezulton person me precedent, pasi në 2021 është arrestuar për trafik klandestinësh. Nisur nga këto të dhëna, hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që vrasja të ketë ardhur për motive banale. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME