KRYESOREPOLITIKË

“Nëse ke në xhep BKH, ke SPAK…”/ Garë e fortë për kreun e BKH, Lala: Ja dy kandidatët favoritë!

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, foli për garën që po zhvillohet për kreun e BKH, ku kanë mbetur shtatë kandidatë, pasi u skualifikuan gjashtë të tjerë.

Lala tha se të gjithë kandidatët e mbetur në garë kanë potencial për të drejtuar dhe se kanë karriera të ndërtuara me profesionalizëm, por veçoi dy prej kandidatëve si më potencialë, Elton Kërluku dhe Joni Keta.

Nëse ke në xhep BKH, kushdo ka kreun në anën e tij, ka Prokurorinë e Posaçme. Është struktura mbështetëse e SPAK, kryen çdo veprim hetimor, zbardhje përgjimesh, gjithçka. Është ajo që bën brumin e të gjithë asaj që ndodh dhe pastaj prokurorët bën sitjen për të formuluar akuza. Lufta për të patur të vetin në BKH është luftë e ashpër.

Shoh si problem, KLP çfarë do të bëjë. KLP mund të rrëzojë kandidaturën dhe pastaj procesi nis nga e para.

Kur u hap gara kishte 13 kandidatura, 6 u skualifikuan, për shkak të kritereve formale. Një ndër emrat është ish drejtori i policisë, Haki Cako, i skualifikuar.

Përzgjedhjen e kandidatit për kreun e BKH e bën një grup prej tre prokurorësh, Dumani, Kraja dhe Dibra. Ka patur debat në një nga mbledhjet ku kanë qenë edhe përfaqësuesit ndërkombëtar, që monitorojnë. Debati nuk ka qenë për emra, por mënyrën se si do të zhvillohej procesi. Ka patur tone të larta. Ka profesionistë të mirë, me karriera të spikatura.

Shoh në mesin e tyre dy kandidatë potencialë, Elton Kërluku dhe Joni Keta, i shoh si favoritët kryesorë. Është proces, por i shoh, sepse Kërluku vjen nga ekspertizë e hetimit të krimit financiar. Keta ka punuar te Krimet e Rënda, është marrë me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Të gjithë emrat aty i plotësojnë kriteret. Debati është, a ka interference politike? Ky është proces që do të zgjasë sepse janë shtatë faza”, deklaroi Lala.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button