Nëse më do, mos ndërhy në hapësirën time”.

Kam lexuar se në Japoni nuk vihet në plan të parë pasioni, as romantizmi, as lulet në rastet e veçanta, por respekti për hapësirën personale.
Atje nuk është zakon të ‘hysh’ në jetën e tjetrit, të pyesësh pa fund, të kërkosh një bashkim total që nuk le asnjë mister, asnjë hapësirë pa zbuluar.
Tek ne europianët thuhet: ‘Nëse më do, duhet të jesh gjithmonë pranë meje”
Japonezët thonë: ‘Nëse më do, lermë të marrë frymë, mos ndërhy në hapësirën time”.
Në Japoni ekziston koncepti “chinmoku o tomo ni suru” që do të thotë: të qëndrosh në heshtje me dikë. Mund të qëndrosh ulur me dikë për një orë pa folur, thjesht sepse keni deshirë të keni praninë e këtij njeriu.
Në kulturën tonë zakonisht heshtja është shenjë problematike e mund të na akuzojnë për mosrespekt, për ftohtësi, për apati por në Japoni është krejt e kundërta. Në filozofinë e tyre, heshtja është shenjë thellësie.
Qëndrueshmëria jonë qëndron tek fjalët, tek fakti që kemi nevojë të dukemi gjithmonë interesant që të mos jemi të braktisur. Kjo frika e të qëndruarit vetëm, shoqëritë europiane i ka degjeneruar ndjeshëm.
Në çiftet japoneze nuk ekziston nevoja e dëshpëruar për të “qenë gjithmonë bashkë” (siç tingëllon me veprime “të lutem mos më ler, nuk jetoj dot vetëm”).
Për ta të kesh interesa të ndryshme nuk do të thotë fundi i lidhjes. Aty thelbësorja është: mos ia moho tjetrit të drejtën për të qenë vetvetja e për të pasur hapësirën e vet personale ku askush nuk duhet të hyjë.
Tek ne, shumë prej këtyre sjelljeve ndoshta do quheshin ftohje. Ai/ajo nuk më do, është i largët, nuk më tregon gjithçka.
Tek ata, lumturia nuk është funksion i tjetrit, por fryt i paqes së brendshme që ajo sjell në marrëdhënie.
Sipas statistikave japonezët kanë shumë më pak divorce se europianët.
Gratë nuk vuajnë nga depresioni, e as burrat, nuk ka skena dramatike as brenda shtëpisë e as jashtë saj. Ka shumë më pak lodhje e dëshpërim pse marrëdhëniet atje ndërtohen jo mbi konsumin, por mbi respektin.
Tatiana Matveeva
Përktheu: Ervina Toptani









