Friday, December 8, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORT Nesta: “Haaland do ta ndalja pa problem, kam luajtur kundër Ronaldos”

 Nesta: “Haaland do ta ndalja pa problem, kam luajtur kundër Ronaldos”

15 gola në 9 javët e para të Premier League. 5 në 3 të parat e Champions League. Gjithsej 20 gola në vetëm 12 ndeshje të luajtura. Numrat të cmendur, ato të Erling Haaland në sezonin e tij të parë me fanellën e Manchester City. Si sfidë ndaj atyre që thoshin se norvegjezi do ta kishte të vështirë të ambjentohej në futbollin anglez. Për momentin askush nuk duket se mund ta ndalojë ish-sulmuesin e Borussia Dortmundit. Aq sa disa tifozë po mbledhin edhe firma për ta përjashtuar nga kampionati. Por ndoshta ka një mënyrë për ta kufizuar atë. Askush nuk mund ta shpjegonte më mirë se një mbrojtës i madh i së shkuarës si Alessandro Nesta.

Në një intervistë në Copa 90, ish-mbrojtësit të Lazio dhe AC Milan e kampion bote me Italinë në 2006 iu bë pyetja tendencioze. A do të ishte në gjendje, në kulmin e formës së tij fizike, të ndalonte sulmuesin e frikshëm norvegjez? Pa u menduar shumë, Nesta u përgjigj me një lakonike “Do të mundja, po”. Ish-mbrojtësi i kujtoi intervistuesit se në të kaluarën i duhej të merrej me sulmuesit më të mirë të planetit: “Kam luajtur kundër Ronaldos, brazilianit. Haaland është shumë i fortë, por ai tjetri ishte diçka ndryshe. Kam luajtur kundër Messi, kundër Cristianos, por Ronaldo braziliani ishte ndryshe për mua”.

KËSHILLA

Nesta pastaj u pyet se çfarë do t’i këshillonte një mbrojtësi që ka detyrën e vështirë të ndalojë Haaland. Ish-mbrojtësi, me një gjest shumë italian, shpjegoi trukun për të përmbajtur fuqinë e qendërsulmuesit të City: “Unë do të përpiqesha t’i qëndroja shumë pranë, për ta bllokuar kur të mundohej të largohej”. Më pas ai e bëri të qartë arsyen e bllokimit: “Sepse po të lejosh shumë hapësirë … je i vdekur”, përfundoi ai.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME