OP/ AN

News24, një “vetëvrasje’ që paguhet keq

Nga Anila Prifti – As ideal, as lavdi, as mision, vetem nje “vetevrasje’ qe paguhet keq

Nuk eshte se nuk e dija ne cfare po hyja, por nuk e dija sa gjate do te me mbante brenda dhe sa thelle do te me fuste. Nuk eshte nje pune per ata qe thjesht duan te shkruajne, as per ata qe kerkojne te verteten. E fillon per ideal, e vazhdon per zakon, dhe e perfundon sepse nuk di cfare tjeter te besh.

Ditet nuk jane te ndara, oraret nuk kane kuptim, pushimet jane ndjesi faji. Sa here perpiqesh te ndalosh, mendja punon, dora kerkon tastieren. Dhe nuk eshte shefi qe te mban zgjuar, je vete. Sepse ndihesh e vonuar edhe kur nuk ka asgje per te raportuar.

Fillon te jetosh me ndjesine qe nuk ke bere mjaft. Gjithmone ka edhe nje lajm tjeter, edhe nje fjali qe mund te ishte shkruar me qarte. Dhe ne gjithe kete askush ste thote ndalu, merr fryme. Nuk ka fund, ka vetem vazhdim.

Energjia shkon per te qendruar “ne loje”, jo per t’u rritur, jo per te ndertuar diçka tenden, vetem per te mos u zevendesuar. Gazetaria nuk te fal rehati, nuk te jep stabilitet. Je po aq i mire sa lajmi yt i fundit, dhe as ai nuk te garanton asgje.

Nje dite ndalon dhe e pyet veten, sa nga kjo eshte gazetari, dhe sa eshte thjesht reagim. Sa eshte pune, dhe sa eshte frike. Frike se po humbet vlere, se po mbetesh jashte, se nuk je me i dobishem.

Ky profesion nuk te lejon te ndertosh nje marredhenie te shendetshme me asgje, as me kohen, as me njerezit, as me veten. Gjithçka eshte urgjence, edhe koha per te menduar.
Dhe e verteta me e rende eshte se pas disa vitesh, nuk e di me per ke po shkruan. Ne fillim mendon se po shkruan per te tjeret, pastaj per pronarin, pastaj per klikimet, e me vone thjesht per te mos humbur vendin.
Gazetaria nuk eshte karriere, nukk eshte mision, eshte nje mjedis ku mbijetojne ata qe pranojne te lene pas gjithçka qe nuk eshte urgjence. Ne radhe te pare, veten.

Anila Prifti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button