Në një kohë që Kongresi Amerikan ka zhvilluar një seancë dëgjimore rreth ekzistencës së UFO-ve, ose si njihen Alienë, disqe fluturues, thuher se ata kanë vizituar edhe Shqipërinë dhe për të qënë më konkret edhe Roskovecin.
Ka qenë 20 Maj i vitit 2006, kur banorët betoheshin se UFO-t kishin vizituar qytetin e Roskovecit. Fillimisht u pa si një hipotezë, por pas shenjave që kishte lënë disku fIuturues, të gjithë filluan të bëheshin kureshtarë. UFO-t kishin vizituar qytezën e vogël të tyre. Vetëm një çast ka mbërritur disku fluturues dhe, sipas banorëve, vendi përreth u zhyt në e rrësirë dhe cikIon.
Qielli u e rrësua, pemët janë Iëkundur, doli një tym i zi dhe pashë se drejt meje po vinte një gjë e çuditshme me dy sfera dhe konike në majë. Ishte në ngjyrë të bardhё në gri”, – përmendnin dëshmitarët në atë kohë. Ka dëshmitarë, ka njerëz që betohen se është e vërtetë, ka kureshtarë që shkojnë në vendin e ngjarjes. Tashmë atje nuk shikohet asgjë. Qyteza ka tërhequr mjaft vizitorë nga Tirana, Fieri, Berati, madje edhe të huaj nga Holanda.
Shumë banorë e kanë marrë ardhjen e jashtëtokësorëve si një ogur të mirë, shumë të tjerë për keq. Banorët për këtë janë ndarë në dy gjysma opinionesh, ndërsa shumica pohon se ngjarja është shumë e vërtetë. Por 10-vjeçari, Mario Isufi është ndër të vetmit që vë në dyshim pretendimin e gjithë banorëve për ekzistencën e UFO-ve në Roskovec. “Nuk e di nëse Mario gënjen apo thotë të vërtetën” shprehet ai. Por dëshmitarja tjetër e ngjarjes, Sherife Kola shprehet e bindur për atë që ka parë. Në një intervistë për gazetën “Tirana Obsever”, ajo tregon se çfarë ka parë dhe përjetuar në ato momente.
E mban mend çfarë ke parë?
Nuk e harroj, madje. E mbaj mend mirë se ka qenë ora 7 e 30 minuta. Koha ishte e bukur dhe e qetë. Në të qindtën e sekondës fryn një rrymë e ftohtë ajri, pemët u përkulën njësh me tokën dhe si me magji u ngritën prapë. Një erë e fortë, tym i zi dhe errësirë. U mata të shkoja brenda, të mbyllja dritaret që të mos copëtoheshin xhamat, aq ftohtë bëri. Vendi përreth xhades kishte lënë gjurmë. Vajza ime e fshiu, por ajo ishte tepër e nxehtë. Disku iku po andej nga erdhi.
Keni frikë mos ngjarja përsëritet?
Unë e shoh si një ogur të mirë. Kam ditë që jam mësuar me dyshime gazetarësh. Unë nuk kam pse gënjej. Jam 55 vjeçe dhe kam 34 vjet martuar këtu. Pse nuk kam thënë më parë gjëra të tilla të çuditshme? Pastaj fakti flet vetë. Janë gjurmët që ajo ka lënë. Të gjithë e kanë parë, fotografuar. Gjejeni çfarë janë këto gjurmë, pasi e kanë larë, kanë kaluar këtu makina dhe karroca dhe asnjë nuk ka nga gjurmët e saj.
Thane
Alim çepele
Di të them se unë e besoj dhe jo verbërisht faktin se një gjë e çuditshme ka ardhur në qytetin tonë. Bëhet fjalë për një disk fluturues. Kemi larë dhe pastruar vendin, dhe shenjat nuk zhduken. Tashmë janë mbuluar nga pluhuri, por po ta heqësh pluhurin dhe ta lash, shenjat janë. Asnjë makinë, apo mjet bujqësor, biçikletë apo motor nuk bën 2 gjysmërrathë të tillë. Unë i kam thënë kujtdo, edhe ndonjë shkencëtari. Më vërtetoni se ç’shenja janë këto, nëse nuk janë të diskut. Kemi bërë shumë foto, dhe asnjë nuk e ka qendrën si shenja ekzistuese në rrugë.
Vezire çela
E thonë të gjithë. Pastaj Mario e pa, edhe shoku i tij që qëndroi tre ditë në shtëpi dhe kur kujtonte UFO-t tmerrohej nga frika. Të gjithë vetëm për këtë flasin. E mbaj mend ishte 4 maj, ora e darkës. Koha dhe moti u ftoh e u nxi, pastaj gjithçka u bë si më parë. Mario më vjen në shtëpi dyllë i verdhë. Të gjithë vetëm për ketë flasin. Por s’besoj se ata do të kthehen sërish. Ka shumë fshatarë që shkojnë natën në arat e tyre dhe vështrojnë qiellin. U duket se do të vijnë të na vizitojnë prapë. Kot nuk na zgjodhën ne ata. Por unë besoj që ata e kanë vizituar qytezën tonë, dhe se Mario nuk gënjen. Edhe shumë të tjerë besojnë se UFO-t kanë ardhur në qytezë.
Valentina çepele
Unë besoj tek njerëzit që e kanë parë. Mario është djalë i sinqertë dhe nuk e njeh gënjeshtrën. Edhe në shkollë mëson dhe është i edukuar. Pastaj nuk është vetëm Mario, por edhe Sherifja, fqinja e saj, Edvaldi dhe shumë të tjerë. Ajo që pashë unë është se nga ditë u bë menjëherë muzg, koha u ftoh, fryu erë si ciklon dhe pemët janë lëkundur gati rrafsh me tokën dhe janë ngritur prapë. Unë nuk kam frikë nga UFO-t. Përse na duan ata ne? Ne vetëm tokën dimë të punojmë. S’besoj se do të vijnë sërish në qytezën tonë. Thonë se disku ka rënë në një vend tjetër, pasi iku që këtej. Nuk e di, ndoshta jo tek ne në Shqipëri.