Sunday, October 13, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETVrasje në Sukth/ Viktima u qëllua me breshëri plumbash

Vrasje në Sukth/ Viktima u qëllua me breshëri plumbash

Kanë dalë detaje të reja nga ekzekutimi i mafioz i një 48-vjeçari në qendër të Sukthit. Policia tha se Arben Mërkuri i njohur edhe si Maneci u qëllua nga një person i paidentifikuar me breshëri kallashnikovi kur ai ndodhej në dyqanin e tij.

Për pasojë 48-vjeçari u plagos rëndë dhe si pasojë e plagëve ndërroi jetë në spitalin e Durrësit.Forca të shumta të policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. Viktima ishte me precedentë penalë në fushën e drogës. Ai ishte arrestuar në vitin 2018 për rrahjen e biznesmenit libanez Fadi Mitri.

Policia dha detaje për ngjarjen e rëndë të ekzekutimit me armë të një 48-vjeçari në qendër të Sukthit.

Forcat e rendit thanë se një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri automatik, në drejtim të dyqanit të Arben Mërkurit, 48 vjeç.

Për pasojë ai u plagos në gjendje të rëndë dhe si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për te bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Viktima ishte me precedentë penalë në fushën e drogës. Ai ishte arrestuar në vitin 2018 për rrahjen e biznesmenit libanez Faadi Mitri.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME