Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETNis hetimi/ “Shikoje nga parakolpi”, biseda mes policëve për vajzën e humbur

Nis hetimi/ “Shikoje nga parakolpi”, biseda mes policëve për vajzën e humbur

Në media kanë qarkulluar komunikime skandaloze të policëve në grupin e chatit të komisariatit nr.1. Bëhet fjalë për një vajzë të humbur, ndërsa shefat në komunikimin e tyre në “Whatsapp” flasin për të me komente seksiste.

Sipas asaj që shkruhet në chat vajza është vetëm 18 vjeç, ndërsa ndaj saj komentohet “ça modeli është” dhe “shihe nga parakolpi”.

Si pasojë e kësaj ka ardhur edhe një reagim nga drejtoria Rajonale e AMP Tiranë.

“News24”, mëson se drejtoria Rajonale e AMP Tiranë ka nisur menjëherë procedurat për nisjen e hetimit disiplinor ndaj punonjësve të Policisë Tiranë, pas publikimit në rrjete sociale të disa komunikimeve jo etike, në grupet e komunikimit.

BISEDA E PLOTË: 

Rustem Dervishi: Kjo vajzë është larguar nga banesa dhe nëse konstatohet të shoqërohet në Komisariatin më të afërt.

Ina: Çfarë vit prodhimi është shef?

Rustem Dervishi: Modeli i fundit duket

Petrit Hala: Shikoje Ina nga parakolpi

Ina: Si urdhëron shef! Fshati që s’ka nevojë për kallauz!

Petrit Hala: Fshati që duket që nuk ka nevojë për drita

Rustem Dervishi: (bisedë e fshirë) 24 -02—2005 shkurt

Petrit Hasa: Do pyetur ata punëtorët e atij lokalit që kishin sot për kallëzim, mbase e kanë parë

Ina: Ahh jo shef subjekti në fjal nuk lëviz nëpër ato zona! Ka direzione të sakt me objektiva t’qarta për jetën.

Pas dërgimit të fotos së të resë, nga njëri prej tyre të cilit efektivët i referohen si “shefi”, një prej policeve që komenton është edhe Ina Nuka, efektivja e cila mori vëmendje publike kur u plagos rëndë në gishtat e dorës gjatë një proteste të banorëve të Astirit dhe më pas u takua edhe me kryeministrin Rama i cili në shpërblim i puthi duart dhe e vizitoi pas ndërhyrjes së kryer në dorë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME