Para nisjes së ndeshjes Shqipëri-Ishujt Farore e vlefshme per Euro 2024 dhe e fundit për fazën e kualifikuesve, është shpalosur flamuri gjigand i Shqipërisë.
Kombetarja shqiptare ka siguruar biletën për në Gjermani, por synon edhe nje fitore me Ishujt Faroe.
Në këtë ndeshje nga ana e kuqezinjëve mungojnë emra të rëndësishëm si Berisha, Hysaj, Ramadani, Seferi e Cikalleshi, me ndryshimet që kanë prekur çdo repart të kuqezinjve për këtë sfidë.
FORMACIONET ZYRTARE
SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj, Asllani, Bare, Asani, Bajrami, Uzuni, Daku.
Trajner: Silvinjo.
ISHUJT FAROE: Lamhauge, Danielsen, Faero, A. Edmundson, Davidsen, Bjartali, Joensen, Andreasen, Hendrikson, J. Edmundson.
Trajner: Hakan Erikson.