Ka nisur protesta qytetare përballë Bashkisë së Tiranës, ku kërkohet dorëheqja e Erion Veliajt.
Organizatorja Adriana Kalaja konfirmoi se protesta ka leje deri në orën 20:00.
Ajo tha se sot do rrinë më gjatë dhe do të kërkojnë largimin e Veliajt.
Kalaja theksoi se protesta nuk do ndalet deri në arrestimin e kreut të Bashkisë së Tiranës.