Thursday, December 5, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTANis tërheqja e policisë së Kosovës nga veriu

Nis tërheqja e policisë së Kosovës nga veriu

Policia e Kosovës ka nisur të reduktojë trupat policore në veri të vendit pas marrëveshjes me BE-në. Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani, ka konfirmuar për mediat se vendimi i qeverisë ka nisur të implementohet.

“Pas marrjes së vendimit të Qeverisë nga ana e menaxhmentit të Policisë, i njëjti është dërguar në terren për ekzekutim. Vendimi i Qeverisë së Kosovës ka filluar të implementohet”- tha ai.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak kanë rënë dakord për hapat që do të hidhen për shtendosjen e situatës në veri.
Në një përgjigje për KALLXO.com, BE thotë se ata janë dakorduar për zvogëlimin e menjëhershëm të prezencës së policisë brenda dhe përreth ndërtesave komunale, vlerësimin e vazhdueshëm të gjendjes për zvogëlim të mëtejmë të kësaj prezence, nxitje të zgjedhjeve të parakohshme lokale si dhe vendosjen e bazës së nevojshme ligjore.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot përmes një postimi në Twitter ka njoftuar se si do të zbatohet në dy javët në vazhdim marrëveshja e Bratisllavës, për shtendosjen e situatës në veri, që u arrit të hënën mes zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe emisarit të Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak.

Sipas kalendarit të publikuar nga kryeministri, në javën e parë parashihet që Qeveria e Kosovës të shpallë publikisht gatishmërinë për të punuar në drejtim të shtendosjes së situatës, duke përfshirë reduktimin e menjëhershëm për 25% të prezencës së policëve brenda dhe rreth ndërtesave komunale.

“Qeveria e Kosovës shpall publikisht gatishmërinë e saj për të punuar në drejtim të shtensionimit të situatës si dhe për të mos ndërmarrë hapa që mund të eskalojnë situatën në veri të vendit. Kjo përfshinë reduktimin e menjëhershëm për 25% të prezencës së policëve që gjenden brenda dhe përreth ndërtesave komunale”– thuhet në kalendarin e publikuar nga kryeministri Kurti.

Si vazhdimësi e javës së parë, theksohet që Policia e Kosovës të kryejë rregullisht vlerësime të përbashkëta të sigurisë me EULEX-in dhe me KFOR-in.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME