Lushnje – Dy “palë” personash nga dy rrethe, nga Saranda dhe Shkodra lanë takim në Lushnje për tu shlyer boxhet njëri – tjetrit por takimi u la në Lushnje si pikë mesi me qëllim që shpenzimet të ishin pothuajëse të barabarta për çdo palë.
Teksa janë takuar dhe nuk kanë zgjidhur problemin, ka nisur edhe “dajaku” mes tyre, pohojnë burime zyrtare nga policia Fier.
Po këto burime pohuan se 30 vjeçari nga Saranda u kishte borxh dy personave nga Shkodra, por që kur janë takuar nuk u ka shlyer sasinë e lekëve që u kishte borxh. Këtu ka nisur edhe konflikti fillimishtë me sharje e më pas me grushta e mjete të tjera të forta.
Policia
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin K. K., 30 vjeç, banues në Sarandë, si edhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. A., 20 vjeç, K. K., 19 vjeç dhe E. A., 31 vjeç, të tre banues në Shkodër, pasi me vetëgjyqësi, janë konfliktuar fizikisht me një shtetas, për t’i marrë një shumë parash që ky i fundit iu kishte borxh.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e shtetasit të arrestuar K. K., u gjet një armë e ftohtë (dorezë metalike), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.