“Kriza e misrit në Fier, fermerët u përballen me mungesë uji të vaditjes, pasoja rënie të prodhimit”

Fier – “Kriza e misrit në Fier, fermerët u përballen me mungesë uji të vaditjes dhe si pasojë tani me rënie të prodhimit”
Mungesa e ujit të vaditjes ka ulur ndjeshëm rendimentin e prodhimit të misrit në Fier. Fermerët e zonave të Grecallisë, Mujallisë dhe Daullasit thonë se këtë vit, për çdo hektar të mbjellë, prodhimi është 3 deri në 4 kuintalë më pak se një vit më parë. Ata theksojnë se nuk kanë përfituar subvencionet e premtuara nga qeveria.
Një vit më parë, një kuintal misër shitej me 2400 lekë, ndërsa këtë vit çmimi ka shkuar në 3200 deri në 3300 lekë kuintali. Por, sipas fermerëve, edhe pse çmimi është më i lartë, ai nuk justifikon shpenzimet e mëdha të prodhimit pasi është mbjell siplrfaqe e madhe por ka pak prodhim





“Tregtarët vijnë e japin çmime qesharake, madje afrojnë edhe 2800 lekë kuintali, por kostoja jonë është shumë më e lartë se aq.”
Një tjetër shqetësim vjen nga fermeri Arqile Dhimitri, i cili thotë se sipërfaqja e tokës që i kalon tubacioni i gazit TAP nuk jep prodhim në asnjë kulturë, duke ndikuar drejtpërdrejt në buxhetin e familjes së tij.






“Kjo tokë nuk prodhon asgjë. Kemi humbje çdo vit dhe nuk kemi marrë asnjë dëmshpërblim.”
Fermerët paralajmërojnë se mungesa e ujit për vaditje dhe kostot e larta të prodhimit rrezikojnë të sjellin mungesë drithi në treg edhe në vitet në vijim./ ALB365.COM Xhemil Beharaj









