Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURË‘Nji prej nesh’, film policor shqiptar

‘Nji prej nesh’, film policor shqiptar

NJI PREJ NESH- vepra e pare e regjisorit Ergys Meta, vjen pas premierws ndërkombëtare ne festivalin e Cottbusit Filmi do të shfaqet premierë në datë 17 Nëntor në orën 19:10 në Kinema Millenium (trailer i filmit https://www.youtube.com/watch?v=COyah-HLXJ8).

‘Nji prej nesh’, wshtw historia e Sulës, një efektivi policie, i cili vuan nga çrregullimet e stresit post-traumatik. Gjendja e tij rëndohet në kontakt me realitetin e përditshëm toksik tw kryeqytetit. Ai ndjen se duhet të bëjë diçka që t’i jap kuptim jetës së tij. Por deri ku është i gatshëm të shkojë Sula për të bërë drejtësi, në një qytet ku korrupsioni ka kapur majat e hierarkisë së pushtetit?

‘Nji prej nesh’ është një udhëtim eksplorues brenda mendjes së një personi çfarëdo, i cili ndihet i përgjegjshëm të bëjë diçka të rëndësishme për botën që e rrethon. Regjisori Ergys Meta shpjegon se përse ka zgjedhur të prezantohet me një vepër të tillë për herë parë me metrazh të gjatë.

Zgjedh NJI PREJ NESH si vepër e parë sepse vendi im është i mbushur plot histori të tilla që në shumicën e rasteve mbesin të parrëfyera. Ndihem i përgjegjshëm të denoncoj një anomali shoqërore duke e vizualizuar me nota kinematografike një zgjidhje që do ringjall shumë pyetje, të cilave i takon audiencws Shqiptare dhe të huaj t‘i pergjigjet.

Dëshiroj ta tregoj këtë ngjarje në mënyrë të thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë.’Stili i filmit, Ballkan neo-noir metropolitan është një zhanër i cili ka gjetur një terren pjellor në botën e sotme të ngopur me filma me super heronj. Kryesisht sepse neo-noir rrotullohet rreth njw personazhi në petkun e një dedektivi që lufton i vetëm dhe me mjete pak ortodokse për të zgjidhur një mister, duke e bërë të jetë një anti-hero.

Rrjedhimisht ai shëndrrohet në një figurë shumë popullore për publikun në mbarë botën. Qëllimi i këtij tregimi filmik është që një person çfarëdo pavarësisht nga aspekti social-kulturor, bëhet një element shumë i rëndësishëm i gjithë shoqërisë.

Për regjisorin Ergys Meta, historia e treguar nga këndvështrimi i anti heroit ka një kuptim që shkon përtej moralit.  

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME