Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka dhe Kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, janë caktuar në krye të fushatës në të gjithë Shqipërinë, duke pasur përgjegjësi për koordinimin dhe drejtimin e strategjisë elektorale të partisë në nivel kombëtar.
Ky është vendimi i kryetarit të PD-së, Berisha, i cili duke qenë në kushte arresti shtëpie nuk mund të marrë pjesë në fushatën zgjedhore. Disa thonë se ky është spostim me marifet i Gazment Bardhit dhe Agron Gjekmarkajt, një dyshe euroatlantike.
Ndërkohë burime nga mbledhja e kryesisë së PD-së tregojnë se ka patur reagime nga deputetët Luan Baçi dhe Edmond Spaho që janë eleminuar nga drejtues qarqesh në fushatë. Po kështu edhe Edit Harxhi ka kritikuar se si ka mundësi që nuk caktuan asnjë femër drejtuese qarku.